Shqipëria Postuar më 20 Prill 2024, 10:43

INSTAT: Turistët e huaj në hotele u rritën me 58% në shkurt - Strukturat akomoduese me më shumë netë qëndrime, arrijnë në 96.8%

Nga SCAN TV
INSTAT: Turistët e huaj në hotele u rritën me 58% në shkurt

Muajt e parë të 2024 po duken që janë pozitivë, duke premtuar që i gjithë viti do të ketë një rritje në prurjen e turistëve krahasuar me 2023. Referuar të dhënave të Intitutit të Statistkave, shifrat raportojnë se vizitorët e huaj në hotele janë shtuar ndjeshëm duke e krahasuar me të njëjtën periudhë paralele të një viti më parë.

Në muajin shkurt të 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese për numrin e vizitorëve të tërësi është rritur me 23.7%. Por numri i vizitorëve të huaj, pra jo-rezident është rritur me 58%, ndërsa për rezidentët ka rënë me 7.2%.

Ndërkohë përsa i përket nurmrit të netë qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 18.2%, por rritjen më të madhe shifrat tregojnë për vizitorët e huaj duke u rritur në 83.6%.

Duke e krahasuar me muajin shkurt të vitit të kaluar, turistët e huaj që janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 73.9%, në zonat jo-bregdetare është rritur me 60.2%, ndërsa një rritje prej 57% kanë shënuar turistët të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”.

Për ta përmbledhur, në muajin shkurt numri më i lartë i vizitorëve sipas rajoneve rezulton në rajonin qendër me 66.3%, në zonat jo-bregdetare 69.7%, si dhe në “Hotele dhe akomodime të ngjajshme me 96.4%.

Por çfarë thonë shifrat për netë qëndrimet?

Numri i netë qëndrimeve gjithësej është rritur me 53.2%, në krahasim me muajin shkurt të 2023. Ndërkohë numri i netë qendrimeve të vizitorëve të huaj të cilët janë akomoduar në rajonin qëndër kanë shënuar rritje me 99.6%, në zonat jo-bregdetare ky tregues është rritur me 2.2 herë, ndërsa të huajt të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritje me 83.5%.

Sipas INSTAT, norma e shfrytëzimit të dhomave të hoteleve dhe strukturave të ngjashme është 16.7%, ndërsa norma e shfrytëzimit të shtretërve të hoteleve dhe strukturave të ngjajshme është 15.2%.

Numri më i lartë i netë qëndrimeve në rajonin qendër është shënuar 67.3%, në zonat jo-bregdetare 69.1% si dhe në strukturat akomoduese 96.8%.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat