Problemet e zbatimit të kontratave publike - APP: 3% kanë patur probleme, 7.4% vonesa në shlyerjen e detyrimeve financiare

Rreth 3% e kontratave për punë, mallra apo shërbime kanë patur problematika gjatë zbatimit të tyre. Nga analizimi i të dhënave të formularëve standardë të raportimit të zbatimit të kontratave, të administruar në Agjencinë e Prokurimit Publik gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2023, rezulton se janë raportuar problematika për 98 kontrata, nga 3280 raportime të kryera.
Problematikat lidhen me vonesa në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale nga ana e operatorëve ekonomikë, por edhe nga probleme të krijuara nga autoritetet kontraktore, sikurse është lirimi i ambienteve, dorëzimi i materialeve të nevojshme për zbatimin e kontratës, etj.
Gjithashtu, nga shqyrtimi i të dhënave të raportuara gjatë zbatimit të kontratës nga autoritet kontraktore, mbi datën e shlyerjes së plotë të detyrimit financiar dhe parashikimin në kontratë për afatin e shlyerjes, rezulton se në rreth 7.4 % të kontratave të raportuara ka patur vonesa në shlyerjen e detyrimeve financiare nga autoritetet kontraktore.
Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, problematika e shlyerjes me vonesë vijon të mbetet, edhe pse APP ka rekomanduar për autoritetet kontraktore që të respektojnë parashikimet e kontratës dhe legjislacionin në fuqi në lidhje me kryerjen e pagesave.
Sipas parashikimeve ligjore institucionet shtetërore duhet të raportojnë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik për zbatimin e kontratave për punë, mallra apo shërbime. Raportimi përfshin 2 faza: Raportimi i ndërmjetëm, gjatë fazës së zbatimit dhe raportimi përmbledhës në përfundim të zbatimit të saj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Gjermania, kundër taksimit të miliarderëve - Ndizet debati për taksat e super të pasurve
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, hodhi poshtë propozimin e Brazilit për të taksuar super të pasurit. Ai e cilësoi si të papërshtatshme, duke......

Franca eksporton më shumë çanta Louis Vuitton se djath! - 23.5 miliardë dollarë mallra u shitën në vitin 2023
Shitjet globale të çantave dhe parfumeve të prodhuara nga LVMH, përfaqësojnë një pjesë më të madhe të eksporteve të Francës sesa të gjitha verërat Camembert......

Rritet proteksionizmi në vendet e zhvilluara - Ekziston frika se kontribuoi në ngadalësim të ekonomisë botërore
Kombinimi i krizave të viteve të fundit, nga pandemia dhe shkrirja e zinxhirit të furnizimit te inflacioni dhe lufta në Ukrainë, por mbi të gjitha tensioni në......

Sa biznese të huaja janë regjistruar në Shqipëri? - Rritet numri i sipërmarrjeve me kombësi të përbashkët
Bizneset e huaja që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri kanë njohur një rritje gjatë muajve të parë të këtij viti. Referuar të dhënave të Open Data......

SHBA bllokoi TikTok, reagon Kina: hiqen WhatsApp dhe Threads - Facebook dhe Instagram ishin dy aplikacione të bllokuara prej kohësh
Përdoruesit e Apple në Kinë nuk do të mund të gjejnë as shkarkojnë aplikacionet WhatsApp dhe Threads nga App Store sipas Wall Street Journal. Kompania tha se......

Pagesat elektronike, BSH: rritje e shpejtë në vitet e fundit - Në 2023 u kryen 21 pagesa elektronike për frymë, tejkalohet parashikimi
Vitin e kaluar në vendin tonë janë kryer mesatarisht 21 pagesa elektronike për frymë. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë rritja ka ardhur me ritme më të......

INSTAT: Turistët e huaj në hotele u rritën me 58% në shkurt - Strukturat akomoduese me më shumë netë qëndrime, arrijnë në 96.8%
Muajt e parë të 2024 po duken që janë pozitivë, duke premtuar që i gjithë viti do të ketë një rritje në prurjen e turistëve krahasuar me 2023. Referuar të......

Pjesa e punëtorëve në PBB: Si krahasohen vendet europiane. Po Shqipëria?
Pjesa e të ardhurave nga puna në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) paraqet një prirje rënëse në Europë. Kjo do të thotë që punëtorët po marrin një fetë më të......