Rritet proteksionizmi në vendet e zhvilluara - Ekziston frika se kontribuoi në ngadalësim të ekonomisë botërore

Kombinimi i krizave të viteve të fundit, nga pandemia dhe shkrirja e zinxhirit të furnizimit te inflacioni dhe lufta në Ukrainë, por mbi të gjitha tensioni në rritje midis SHBA-së dhe Kinës, kanë minuar besimin në supremacinë e tregut të lirë dhe kanë kthyer qeveritë e ekonomive të zhvilluara tek politikat proteksioniste. Dhe ndërsa këto politika zakonisht janë jashtëzakonisht të njohura brenda vendeve, ekonomistët janë të shqetësuar dhe paralajmërojnë se ky fragmentim i ekonomisë dhe tregtisë ndërkombëtare mund të ngadalësojë rritjen globale.
Zyrtarë të lartë nga Franca, Gjermania dhe Italia u takuan javën e kaluar në periferi të Parisit dhe ranë dakord të marrin masa të koordinuara të politikës ekonomike për të kundërshtuar politikat e Uashingtonit dhe Pekinit për të mbrojtur bizneset e tyre vendase. Këto tre ekonomi të mëdha europiane kanë miratuar vetë masat përkatëse, duke përfshirë subvencionet, lehtësimet tatimore, rregulloret dhe kufizimet tregtare, për të mbështetur ekonomitë e tyre.
Qeveritë kanë ndërhyrë në çdo gjë, herë për të parandaluar humbjen e vendeve të punës, herë për të tërhequr investime në një sektor të caktuar dhe herë për të dobësuar një konkurrent. Sipas një studimi të fundit nga partnerët e FMN-së, gjatë vitit të kaluar qeveritë kryesisht të ekonomive më të pasura dhe më të zhvilluara miratuan më shumë se 2500 masa proteksioniste.
Numri i tyre ishte tre herë më i lartë se në vitin 2019 dhe të paktën 2/3 e këtyre masave deformojnë tregtinë ndërkombëtare pasi përbëjnë trajtim diskriminues ndaj bizneseve të huaja. Siç shpjegojnë partnerët e FMN-së, rritja e madhe e masave proteksioniste është për shkak të politikave të ekonomive kryesore, Kinës, SHBA-së dhe BE-së të cilat janë përgjegjëse për pothuajse të gjitha politikat e reja të këtij lloji të miratuara në vitin 2023.
Dhe për sa i përket përmbajtjes së tyre, masat e reja fokusohen më shumë në tranzicionin e gjelbër dhe sigurinë ekonomike dhe më pak në konkurrencën e industrive. Dy të tretat e masave kishin të bënin me trajtimin e ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e zinxhirëve të furnizimit dhe forcimin e sigurisë. Politikat proteksioniste janë përgjithësisht të njohura brenda vendeve që i miratojnë ato, por shkaktojnë shqetësim tek ekonomistët.
Pas vitesh protesta ndaj subvencioneve të Pekinit për bizneset kineze, SHBA dhe BE po kopjojnë gjithnjë e më shumë taktikat e Kinës dhe po promovojnë politika shumë miliarda dollarëshe. Në vitin 2022, SHBA miratoi dy politika për të nxitur industrinë e mikroprocesorëve në SHBA dhe sektorin e energjisë së rinovueshme. Duke ndjekur të njëjtën taktikë, Europa miratoi Marrëveshjen e Gjelbër për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër dhe shumë shpejt Koreja e Jugut miratoi një projekt-ligj për të promovuar industrinë e saj të mikroprocesorëve vendas.
Sipas FMN-së, këto politika mund të jenë të dobishme në një masë të caktuar nëse zbatohen në mënyrë korrekte dhe parandalojnë disa dështime të tregut të lirë, si për shembull, rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike. FMN thekson megjithatë se kur masat proteksioniste shtrembërojnë tregtinë dhe investimet ndërkombëtare, atëherë ekonomia globale vuan.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Sa biznese të huaja janë regjistruar në Shqipëri? - Rritet numri i sipërmarrjeve me kombësi të përbashkët
Bizneset e huaja që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri kanë njohur një rritje gjatë muajve të parë të këtij viti. Referuar të dhënave të Open Data......

SHBA bllokoi TikTok, reagon Kina: hiqen WhatsApp dhe Threads - Facebook dhe Instagram ishin dy aplikacione të bllokuara prej kohësh
Përdoruesit e Apple në Kinë nuk do të mund të gjejnë as shkarkojnë aplikacionet WhatsApp dhe Threads nga App Store sipas Wall Street Journal. Kompania tha se......

Pagesat elektronike, BSH: rritje e shpejtë në vitet e fundit - Në 2023 u kryen 21 pagesa elektronike për frymë, tejkalohet parashikimi
Vitin e kaluar në vendin tonë janë kryer mesatarisht 21 pagesa elektronike për frymë. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë rritja ka ardhur me ritme më të......

INSTAT: Turistët e huaj në hotele u rritën me 58% në shkurt - Strukturat akomoduese me më shumë netë qëndrime, arrijnë në 96.8%
Muajt e parë të 2024 po duken që janë pozitivë, duke premtuar që i gjithë viti do të ketë një rritje në prurjen e turistëve krahasuar me 2023. Referuar të......

Pjesa e punëtorëve në PBB: Si krahasohen vendet europiane. Po Shqipëria?
Pjesa e të ardhurave nga puna në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) paraqet një prirje rënëse në Europë. Kjo do të thotë që punëtorët po marrin një fetë më të......

Sot, afati i fundit për fondet në bujqësi - Fluks i lartë aplikimesh, thyhet “tabuja” e grupimit të fermerëve
Afati përfundimtar për fermerët që duan të përfitojnë nga fondet në bujqësi është data 19 Prill, deri në mesnatë, duke qenë se aplikimet bëhen online përmes......

Ankesat për tenderët, institucionet që kryesojnë - KPP publikon listën me 14 autoritete kontraktore
Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Bashkia Tiranë janë 3 institucionet që kryesojnë listën......

BB i akordon Kosovës 90 mln euro - Financimi shërben për zhvillimin e politikave fiskale
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore. Në një hap të rëndësishëm drejt rritjes së zhvillimit ekonomik, qeveria e Kosovës ka nënshkruar një......