Lehtësohen kreditë për bizneset e vogla dhe të mesme - Vrojtimi i BSH: Pritet rritje e kërkesave për hua nga sipërmarrjet

Standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tremujorin e parë të vitit 2024, thuhet në vrojtimin e aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë.
Nuk ka ndryshim të standardeve në kreditë për financimin e investimeve dhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet. Sipas madhësisë së biznesit, standardet u lehtësuan disi për bizneset e vogla e të mesme, që përbëjnë dhe segmentin me numrin më të madh të sipërmarrjeve, ndërkohë që mbetën të pandryshuara për bizneset e mëdha. Lehtësimi i kritereve të kreditimit për bizneset në tremujorin e parë të këtij viti u arrit nga kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilanci.
Ndërkohë mosndryshimi i standardeve për bizneset e mëdha u ndikua veçanërisht nga perceptimi i bankave për rrezik të shtuar lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për të, aftësinë paguese të kredimarrësit, apo mbi kolateralin e kërkuar. Po ashtu, edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut ishte faktor i rëndësishëm në mosndryshimin standardeve të kreditimit për bizneset e mëdha.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, standardet e kreditimit priten të lehtësohen disi në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, në kreditë lëvruar me qëllim financimin e investimeve dhe mbulimin e nevojave për likuiditet. Ndërkohë, ato priten të mbeten të pandryshuara në kreditë për bizneset e mëdha.
Kërkesa për kredi nga bizneset do të vijojë të rritet në të gjitha segmentet e madhësisë së biznesit dhe për cdo lloj qëllimi e përdorimi.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Problemet e zbatimit të kontratave publike - APP: 3% kanë patur probleme, 7.4% vonesa në shlyerjen e detyrimeve financiare
Rreth 3% e kontratave për punë, mallra apo shërbime kanë patur problematika gjatë zbatimit të tyre. Nga analizimi i të dhënave të formularëve standardë të......

Gjermania, kundër taksimit të miliarderëve - Ndizet debati për taksat e super të pasurve
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, hodhi poshtë propozimin e Brazilit për të taksuar super të pasurit. Ai e cilësoi si të papërshtatshme, duke......

Franca eksporton më shumë çanta Louis Vuitton se djath! - 23.5 miliardë dollarë mallra u shitën në vitin 2023
Shitjet globale të çantave dhe parfumeve të prodhuara nga LVMH, përfaqësojnë një pjesë më të madhe të eksporteve të Francës sesa të gjitha verërat Camembert......

Rritet proteksionizmi në vendet e zhvilluara - Ekziston frika se kontribuoi në ngadalësim të ekonomisë botërore
Kombinimi i krizave të viteve të fundit, nga pandemia dhe shkrirja e zinxhirit të furnizimit te inflacioni dhe lufta në Ukrainë, por mbi të gjitha tensioni në......

Sa biznese të huaja janë regjistruar në Shqipëri? - Rritet numri i sipërmarrjeve me kombësi të përbashkët
Bizneset e huaja që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri kanë njohur një rritje gjatë muajve të parë të këtij viti. Referuar të dhënave të Open Data......

SHBA bllokoi TikTok, reagon Kina: hiqen WhatsApp dhe Threads - Facebook dhe Instagram ishin dy aplikacione të bllokuara prej kohësh
Përdoruesit e Apple në Kinë nuk do të mund të gjejnë as shkarkojnë aplikacionet WhatsApp dhe Threads nga App Store sipas Wall Street Journal. Kompania tha se......

Pagesat elektronike, BSH: rritje e shpejtë në vitet e fundit - Në 2023 u kryen 21 pagesa elektronike për frymë, tejkalohet parashikimi
Vitin e kaluar në vendin tonë janë kryer mesatarisht 21 pagesa elektronike për frymë. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë rritja ka ardhur me ritme më të......

INSTAT: Turistët e huaj në hotele u rritën me 58% në shkurt - Strukturat akomoduese me më shumë netë qëndrime, arrijnë në 96.8%
Muajt e parë të 2024 po duken që janë pozitivë, duke premtuar që i gjithë viti do të ketë një rritje në prurjen e turistëve krahasuar me 2023. Referuar të......