Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë - Ekonomia kalon nga e “qëndrueshme” në “pozitive”

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody's” rishikon në rritje perspektivën ekonomike të Shqipërisë, e cila kapërcen nga “e qëndrueshme”, në nga “pozitive” rishikimin e fundit, të publikuar në 19 Prill 2024.
Perspektiva “pozitive” pasqyron mundësinë e një skenari më të mirë fiskal sesa pritej, i cili mund të rezultojë në një përmirësim të qëndrueshëm të forcës fiskale të Shqipërisë.
Agjencia vlerëson se raporti i borxhit publik ndaj PBB-së u kthye në një trajektore të qëndrueshme rënëse në vitin 2022, duke kompensuar plotësisht rritjen e borxhit përgjatë periudhës 2019-2021. Moody's pret që raporti i borxhit ndaj PBB-së të ulet në 56.3% në vitin 2024 nga 59.2% në vitin 2023. Përtej këtij viti, Moody's pret që raporti i borxhit ndaj PBB-së të qëndrojë në një trajektore të qëndrueshme rënëse, në sajë të suficiteve primare të pritshme dhe të një rritje të qëndrueshme të PBB-së.
Moody's pret që autoritetet të respektojnë rregullat fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, të cilat përfshijnë një bilanc primar jo më të ulët se zero dhe një reduktim të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së çdo vit derisa të arrijë 45% të PBB-së.
Agjencia është e mendimit se rënia e borxhit pritet të nxitet nga reformat e vazhdueshme fiskale, përfshirë strategjinë afatmesme të të ardhurave dhe përmirësimet në menaxhimin e investimeve publike.
Po ashtu, vlerësohet se përmirësimi i konsiderueshëm i bilancit të llogarisë korrente kohët e fundit pritet të jetë strukturor, me vetëm deficite të vogla të parashikuara për vitet 2024-2025, të mbështetura nga bumi i turizmit dhe rritja e remitancave.
Agjencia është e opinionit se flukset e qëndrueshme të investimeve të huaja direkte në turizëm dhe energji, përmirësimet në produktivitet, si dhe rritja e pjesëmarrjes në forcat e punës mbështesin një perspektivë pozitive ekonomike afatmesme. Moody’s parashikon një rritje reale të PBB-së në 3.5% në vitin 2024. Sipas vlerësimeve të agjencisë sistemi bankar mbetet i fortë dhe me likuiditet të lartë.
Sipas raportit, integrimi i mëtejshëm ekonomik me BE-në, partnerin më të madh tregtar të Shqipërisë, ka të ngjarë të përmirësojë potencialin e rritjes së ekonomisë të saj në afatmesëm dhe eventualisht të ngushtojë më tej hendekun në nivelet e të ardhurave me vendet anëtare të BE-së. Ndërkohë, një ndikim të rëndësishëm parashikohet të japë Plani i Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Më vështirë të marrësh kredi për banesa - Bankat shtrënguan standardet për individët në tremujorin e parë
Ndërsa kreditimi për bizneset në tremujorin e parë të këtij viti ka ruajtur të njëjtat standarde, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për individët. Sipas Bankës......

Lehtësohen kreditë për bizneset e vogla dhe të mesme - Vrojtimi i BSH: Pritet rritje e kërkesave për hua nga sipërmarrjet
Standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tremujorin e parë të vitit 2024, thuhet në vrojtimin e aktivitetit kreditues të Bankës së......

Problemet e zbatimit të kontratave publike - APP: 3% kanë patur probleme, 7.4% vonesa në shlyerjen e detyrimeve financiare
Rreth 3% e kontratave për punë, mallra apo shërbime kanë patur problematika gjatë zbatimit të tyre. Nga analizimi i të dhënave të formularëve standardë të......

Gjermania, kundër taksimit të miliarderëve - Ndizet debati për taksat e super të pasurve
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, hodhi poshtë propozimin e Brazilit për të taksuar super të pasurit. Ai e cilësoi si të papërshtatshme, duke......

Franca eksporton më shumë çanta Louis Vuitton se djath! - 23.5 miliardë dollarë mallra u shitën në vitin 2023
Shitjet globale të çantave dhe parfumeve të prodhuara nga LVMH, përfaqësojnë një pjesë më të madhe të eksporteve të Francës sesa të gjitha verërat Camembert......

Rritet proteksionizmi në vendet e zhvilluara - Ekziston frika se kontribuoi në ngadalësim të ekonomisë botërore
Kombinimi i krizave të viteve të fundit, nga pandemia dhe shkrirja e zinxhirit të furnizimit te inflacioni dhe lufta në Ukrainë, por mbi të gjitha tensioni në......

Sa biznese të huaja janë regjistruar në Shqipëri? - Rritet numri i sipërmarrjeve me kombësi të përbashkët
Bizneset e huaja që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri kanë njohur një rritje gjatë muajve të parë të këtij viti. Referuar të dhënave të Open Data......

SHBA bllokoi TikTok, reagon Kina: hiqen WhatsApp dhe Threads - Facebook dhe Instagram ishin dy aplikacione të bllokuara prej kohësh
Përdoruesit e Apple në Kinë nuk do të mund të gjejnë as shkarkojnë aplikacionet WhatsApp dhe Threads nga App Store sipas Wall Street Journal. Kompania tha se......