Rritja e jetëgjatësisë “i bën gropën” skemës së pensioneve - Censi/ Mosha mesatare e popullsisë shkon në 42.5 vite, 7.2 vite më e lartë se në 2011

Ledina Elezi/SCAN
Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri ishte 21.286 gjatë vitit 2023, rreth 11,3% vdekje më pak krahasuar me vitin paraardhës. Shifrat e larta të emigracionit të popullsisë në moshë pune dhe rritja e numrit të personave në moshë të tretë, pritet t'i japin një goditje më të rëndë skemës së pensioneve.
Referuar të dhënave të Censit 2023, mosha mesatare e popullsisë është 42.5 vite, nga 35.3 vite që ishte në Censin e vitit 2011. Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011-tës, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4%.
Po si do të ndikojë kjo në skemën e pensioneve?
Nga kjo parashikohet një thellim i hendekut midis numrit të pensionistëve dhe numrit të kontribuesve. Rritja e jetëgjatësisë ka shtuar pensionistët dhe rënia e numrit të personave në moshë pune, ka pakësuar numrin e kontribuesve. Krahas kësaj, informaliteti i ekonomisë dhe puna në të zezë përkthehen në më pak kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore, ku aktualisht në Shqipëri numërohen rreth 1 milion e 300 mijë të punësuar, 40% e të cilëve nuk kontribuojnë në skemë.
Që skema e pensioneve të vetëfinancohet, duhet që për çdo pensionist, të paguhen kontribute të sigurimeve shoqërore për të paktën 2 punonjës aktivë. Aktualisht, në Shqipëri ka 705 mijë pensionistë dhe raporti kontribues-përfitues është 1.17 me 1.
Normat e ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë. Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.
Sondazh

Si po avancon Unaza e Madhe? - Tender 67 milionë lekë për rrjetin e ndriçimit
Diamila Leka/ SCAN Unaza e jashtme e Tiranës, ose e quajtur Unaza e Madhe duket se po arrin gradualisht kompletimin e saj. Drejtoria e Përgjithshme e......

Formula/ Si do shpërndahen paratë për bashkitë? - Njësitë që kanë “humbur” banorë do të marrin më pak
Elisabeta Dosku/ SCAN Rënia e numrit të popullsisë në shumë bashki të Shqipërisë do të sjellë dhe një riformatim të transfertës së pakushtëzuar që jepet nga......

18 ankande bonosh dhe obligacionesh - Emetime të reja obligacionesh afatgjata në korrik dhe gusht
Në periudhën korrik-gusht dhe shtator do të zhvillohen 18 ankande bonosh dhe obligacionesh me një vlerë totale 74.5 miliardë lekë. Në konkretisht, gjatë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.2 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 99.8 lekë......

Trendi i ri turistik është “Coolcation” - Kërkon destinacione më të freskëta dhe temperatura nën 30 gradë Celsius
Dorina Kurtaj / SCAN Ngrohja globale, pasojë e krizës klimatike, sjell të dhëna të reja. Frekuenca dhe intensiteti i nxehtësisë ekstreme, sipas ekspertëve,......

Qumështi arrin “pikën e vlimit”, bie sasia për konsum - Më pak djathtë dhe gjalpë “Made in Albania” në treg për shqiptarët e turistët
Elisabeta Dosku/ SCAN Tashmë nuk është më çështje zgjedhjeje, nëse konsumatorët shqiptarë apo turistët e huaj preferojnë produkte vendi apo importi, pasi......

Nga 2025, anijet e peshkimit me sistem automatik identifikimi - Në proces 230 anije shqiptare, kostoja 1 mijë euro për pajisje
Duke nisur nga viti i ardhshëm ,anijet që përdoren për peshkim në Shqipëri do të duhet të instalojnë në bordin e tyre një sistem automatik identifikimi......

Microsoft në Kinë ia beson sigurinë iPhone të Apple - Të gjithë punonjësit e kompanisë do të duhet ta përdorin
Dorina Kurtaj / SCAN Korporata amerikane e teknologjisë Microsoft u ka thënë punonjësve të saj në Kinë se nga shtatori do të duhet të përdorin vetëm Apple......