Trendi i ri turistik është “Coolcation” - Kërkon destinacione më të freskëta dhe temperatura nën 30 gradë Celsius

Dorina Kurtaj / SCAN
Ngrohja globale, pasojë e krizës klimatike, sjell të dhëna të reja. Frekuenca dhe intensiteti i nxehtësisë ekstreme, sipas ekspertëve, do të vazhdojë të rritet dhe nga mesi i shekullit të 21-të gjysma e popullsisë së Europës, kryesisht në jug, do të përballet me një rrezik të lartë ose shumë të lartë të presionit të nxehtësisë së verës.
Me rritjen e merkurit rriten edhe tendencat e produktit turistik. Kështu, turistët kundërshtojnë normat tradicionale të verës dhe bëjnë pushime në vende më të freskëta si Skandinavia, duke lënë pas destinacionet tradicionale në jugun europian si Greqia, Spanja dhe Italia, të cilat janë ende destinacionet kryesore.
Duke pasur parasysh të gjitha këto, ‘Coolcation’ – pushime të freskëta po fiton vazhdimisht terren, me turistët që kërkojnë klimë më të freskët, duke shmangur temperaturat që mund të arrijnë 30 apo edhe 40 gradë Celsius.
Umeå, një qytet në Suedi, ku temperatura në korrik arrin 17 gradë Celsius, ka filluar të jetë një destinacion shumë i preferuar turistik.
Aktualisht vizitorë nga Holanda janë gjithashtu ndër ata që kanë zgjedhur Suedinë në vend të Spanjës. Shifrat konfirmojnë trendin e ri. Pushuesit që kërkojnë ‘shpëtim’ nga vapa e padurueshme ka të ngjarë të nxisin industrinë e udhëtimit dhe turizmit të Skandinavisë, e cila vlerësohet të shtojë 124 miliardë dollarë në ekonominë rajonale deri në vitin 2023. Kjo është një rritje prej 6 % nga viti i kaluar, sipas agjencisë Bloomberg.
Kërkimet për fluturime nga aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar drejt Kopenhagës, Bergenit, Norvegjisë dhe Stokholmit për këtë verë janë gjithashtu dyshifrore.
Ndryshimet klimatike nuk janë arsyeja e vetme që qëndron pas bumit të turizmit në Skandinavi. Zhvlerësimi i monedhës në Norvegji dhe Suedi i ka bërë këto vende më tërheqëse për të huajt. Rajoni po përfiton gjithashtu në shumë mënyra nga rritja e udhëtimeve pas pandemisë nëpër botë.
Sondazh

Qumështi arrin “pikën e vlimit”, bie sasia për konsum - Më pak djathtë dhe gjalpë “Made in Albania” në treg për shqiptarët e turistët
Elisabeta Dosku/ SCAN Tashmë nuk është më çështje zgjedhjeje, nëse konsumatorët shqiptarë apo turistët e huaj preferojnë produkte vendi apo importi, pasi......

Nga 2025, anijet e peshkimit me sistem automatik identifikimi - Në proces 230 anije shqiptare, kostoja 1 mijë euro për pajisje
Duke nisur nga viti i ardhshëm ,anijet që përdoren për peshkim në Shqipëri do të duhet të instalojnë në bordin e tyre një sistem automatik identifikimi......

Microsoft në Kinë ia beson sigurinë iPhone të Apple - Të gjithë punonjësit e kompanisë do të duhet ta përdorin
Dorina Kurtaj / SCAN Korporata amerikane e teknologjisë Microsoft u ka thënë punonjësve të saj në Kinë se nga shtatori do të duhet të përdorin vetëm Apple......

Franca përballet me një krizë të menjëhershme financiare - Situatë kaotike pas zgjedhjeve dhe Lojërave Olimpike
Dorina Kurtaj / SCAN Ministri në largim i financave i Francës, Bruno Le Maire deklaroi se vendi po përballet me perspektivën e një 'krize të menjëhershme......

Çfarë e shkaktoi rënien drastike të euros? - Paratë e turistëve dhe emigrantëve “shkundin” kursin e këmbimit
Ledina Elezi/SCAN Ndonëse më të zbehta se një vit më parë, presionet mbiçmuese të lekut janë rishfaqur në tregun valutor, të nxitura nga rritja e ofertës......

BYD po ndërton një fabrikë në Turqi - Industria kineze e automjeteve elektrike do investojë 1 miliard dollarë
Dorina Kurtaj /SCAN Ndërsa Brukseli vendos tarifa ndëshkuese për automjetet elektrike nga Kina, Turqia ka nënshkruar një marrëveshje të madhe investimi me......

A po kontribuon turizmi në bizneset shqiptare? - Në gjashtëmujorin e parë të 2024 kemi 9809 sipërmarrje të reja
Diamila Leka/ SCAN Në Shqipëri dhe jo vetëm, një nga format që gjenerohen të ardhura janë bizneset. Kryesisht shifrat dhe raportet kanë treguar se......

Popullsia bie, 48 bashkitë rrisin numrin e punonjësve - Epoka e digjitalizimit/ Sa individë janë të punësuar në pushtetin lokal?
Ndërsa popullsia shqiptare regjistron një rënie me rreth 400 mijë banorë në vitin 2023 në raport me 12 vite më parë dhe ka pasur një lëvizje të theksuar......