Qumështi arrin “pikën e vlimit”, bie sasia për konsum - Më pak djathtë dhe gjalpë “Made in Albania” në treg për shqiptarët e turistët

Elisabeta Dosku/ SCAN
Tashmë nuk është më çështje zgjedhjeje, nëse konsumatorët shqiptarë apo turistët e huaj preferojnë produkte vendi apo importi, pasi sasia e bulmetit “Made in Albania” në treg është e kufizuar.
Të dhënat zyrtare të INSTAT për vitin 2023, tregojnë se sasia qumështit të grumbulluar rezulton rreth 101 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8,0 %, krahasuar me 2022.
Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 80 mijë tonë, duke pësuar rënie me rreth 7,6 %, krahasuar me vitin 2022, sasia e qumështit të deles regjistrohet në 13 mijë tonë, duke shënuar rënie me rreth 10,6 % dhe qumështi i dhisë është grumbulluar në rreth 8 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8,2 %, krahasuar me vitin 2022 .
Kjo rënie ka ardhur për shkak të fenomenit të shpopullimit të fshatrave, rënies drastike të numrit të bagëtive në vend, ku mesa duket mbështetja me financim e fermerëve nuk ka dhënë efektin e pritshëm.
Nga sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar, rreth 13 mijë tonë është përdorur për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim.
Dhe duke qenë se sasia e qumështit të grumbulluar nga fabrikat ka pësuar rënie, ky trend ka sjellë rrjedhimisht edhe më pak nënprodukte të qumështit në treg.
Konkretisht sasia e prodhuar e djathit gjithsej pësoi rënie me 7,7 %. Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej për vitin 2023 është rreth 608 ton, që gjithashtu ka pësuar një rënie me 174 ton në raport me një vit më parë.
Kjo situatë i vendos në pozicion të vështirë kompanitë e përpunimit të qumështit, duke bërë që të orientohen drejt importit për gjetjen e lëndës së parë dhe nga ana tjetër edhe qytetarët të cilët indirekt do të detyrohen të konsumojnë produkte importi dhe pse mund të jenë të orientuar drejt prodhimit vendas.
Sondazh

Nga 2025, anijet e peshkimit me sistem automatik identifikimi - Në proces 230 anije shqiptare, kostoja 1 mijë euro për pajisje
Duke nisur nga viti i ardhshëm ,anijet që përdoren për peshkim në Shqipëri do të duhet të instalojnë në bordin e tyre një sistem automatik identifikimi......

Microsoft në Kinë ia beson sigurinë iPhone të Apple - Të gjithë punonjësit e kompanisë do të duhet ta përdorin
Dorina Kurtaj / SCAN Korporata amerikane e teknologjisë Microsoft u ka thënë punonjësve të saj në Kinë se nga shtatori do të duhet të përdorin vetëm Apple......

Franca përballet me një krizë të menjëhershme financiare - Situatë kaotike pas zgjedhjeve dhe Lojërave Olimpike
Dorina Kurtaj / SCAN Ministri në largim i financave i Francës, Bruno Le Maire deklaroi se vendi po përballet me perspektivën e një 'krize të menjëhershme......

Çfarë e shkaktoi rënien drastike të euros? - Paratë e turistëve dhe emigrantëve “shkundin” kursin e këmbimit
Ledina Elezi/SCAN Ndonëse më të zbehta se një vit më parë, presionet mbiçmuese të lekut janë rishfaqur në tregun valutor, të nxitura nga rritja e ofertës......

BYD po ndërton një fabrikë në Turqi - Industria kineze e automjeteve elektrike do investojë 1 miliard dollarë
Dorina Kurtaj /SCAN Ndërsa Brukseli vendos tarifa ndëshkuese për automjetet elektrike nga Kina, Turqia ka nënshkruar një marrëveshje të madhe investimi me......

A po kontribuon turizmi në bizneset shqiptare? - Në gjashtëmujorin e parë të 2024 kemi 9809 sipërmarrje të reja
Diamila Leka/ SCAN Në Shqipëri dhe jo vetëm, një nga format që gjenerohen të ardhura janë bizneset. Kryesisht shifrat dhe raportet kanë treguar se......

Popullsia bie, 48 bashkitë rrisin numrin e punonjësve - Epoka e digjitalizimit/ Sa individë janë të punësuar në pushtetin lokal?
Ndërsa popullsia shqiptare regjistron një rënie me rreth 400 mijë banorë në vitin 2023 në raport me 12 vite më parë dhe ka pasur një lëvizje të theksuar......

Arabi Saudite: Tre fusha të reja nafte dhe dy puse gazi - Zbulimi më i ri në shkretëtirën më të madhe në botë
Dorina Kurtaj / SCAN Arabia Saudite, vendi me rezervat e dyta më të mëdha të naftës bruto në botë dhe eksportuesi më i rëndësishëm i naftës, ka njoftuar......