Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2024, 11:15

Nga 2025, anijet e peshkimit me sistem automatik identifikimi - Në proces 230 anije shqiptare, kostoja 1 mijë euro për pajisje

Nga SCAN TV
Nga 2025, anijet e peshkimit me sistem automatik identifikimi - Në proces

Duke nisur nga viti i ardhshëm ,anijet që përdoren për peshkim në Shqipëri do të duhet të instalojnë në bordin e tyre një sistem automatik identifikimi (AIS).

Ndryshimet në ligjin për peshkimin parashikojnë se  ky detyrim duhet të përmbushet individulisht nga zotëruesit e anijeve.

Konkretisht,  duke filluar nga data 1 janar 2025 ky detyrim duhet të plotësohet për anijet e peshkimit me gjatësi mbi 24 metra.

Ndërkohë, duke filluar nga data 1 qershor 2025 për anijet e peshkimit me gjatësi 18-24 metra dhe duke filluar nga data 1 janar 2026 për anijet e peshkimit me gjatësi 15-18 metra.

Synimi i kësaj nisme është luftimi i peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar por edhe ngritja e një sistemi monitorimi me bazë satelitore për aktivitetet e peshkimit të anijeve të peshkimit me flamur shqiptar kudo që mund të jenë ato anije dhe të aktiviteteve të peshkimit të këtyre anijeve në ujërat ndërkombëtare.

Instalimi në bord i sistemit AIS (sistem automatik identifikimi) do të këtë një kosto për subjektet private afërsisht prej 1.000 €/për pajisje.

Aktualisht është vlerësuar se 230 anije do të pajisen me AIS, e cila do të konvertohet në një kosto totale për flotën e peshkimit prej 230 mijë euro.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm për sektorin pasi janë dhe një serë ndryshimesh të tjera të porpozuara nga ministria e Bujqësisë që kanë në fokus zhvillimin e sektorit të peshkimit në vend.

Ndryshime pritet të sjellin rritje të vëllimit të zënieve, diversifikim të specieve të peshkut të zënë, duke përfshirë edhe ato specie të cilat aktualisht importohen nga operatorë të ndryshëm.

Gjithashtu synohet rritja e vëllimit të eksporteve të produkteve peshkore.

Vitin e kaluar, flota detare shqiptare rezulton se ka zënë rreth 20 mijë ton peshk, duke njohur rritje nga viti paraardhës.

Anijet e peshkimit duhet të pajisen në bord me sistemin automatik të identifikimit (AIS):

  1. a) duke filluar nga data 1 janar 2025 për anijet e peshkimit me gjatësi mbi 24 metra
  2. b) duke filluar nga data 1 qershor 2025 për anijet e peshkimit me gjatësi 18-24 metra
  3. c) duke filluar nga data 1 janar 2026 për anijet e peshkimit me gjatësi 15-18 metra

 

 

.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat