Çfarë e shkaktoi rënien drastike të euros? - Paratë e turistëve dhe emigrantëve “shkundin” kursin e këmbimit

Ledina Elezi/SCAN
Ndonëse më të zbehta se një vit më parë, presionet mbiçmuese të lekut janë rishfaqur në tregun valutor, të nxitura nga rritja e ofertës valutore që vjen si pasojë e zgjerimit të mëtejshëm të flukseve hyrëse të turizmit. Prej datës 1 korrik e deri më sot, euro është këmbyer me më pak se 100 lekë në 5 raste.
Shqipëria ka një kurs këmbimi të lirë dhe jo të fiksuar, që nënkupton se Banka Qendrore e lejon kursin të vetërregullohet dhe nuk ndërhyn përveçse në raste të jashtëzakonshme. Për shkak të rënies drastike të euros në raport me lekun, Banka po ndërhyn rregullisht në kursin e këmbimit duke blerë valutë për të nxjerrë sasinë e madhe të eurove nga tregu vendas.
Leku mbetet në pozita të forta edhe si rezultat normës së lartë bazë të interesit. Ndaj vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për uljen me 0.25 pikë përqindjeje të normës bazë të interesit, si për lekun ashtu edhe për euron, nga niveli 3.25% në nivelin 3.0%, pritet të zbusë trendin e mbiçmimit të mëtejshëm të monedhës vendase.
Nga ana tjetër, forcimi i lekut ka bërë të mundur rënien e inflacionit, duke shërbyer si faktor kryesor kundër rritjes së çmimeve. Kështu, në muajin qershor inflacioni ra në 2.1% duke përmbushur objektivin e Bankës së Shqipërisë për ta mbajtur inflacionin nën nivelin 3%.
Duke marrë parasysh faktin që importi i mallrave kryhet në monedhën euro, forcimi i lekut i ka bërë më të lira mallrat dhe shërbimet që blihen jashtë vendit, por ka dëmtuar sektorët eksportues të ekonomisë shqiptare. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se vetëm në 5 muajt e parë të vitit, eksportet u tkurrën me 16.1%.
Krahas të ardhurave nga turizmi të cilat arritën në 788 milionë euro në 3 muajt e parë të vitit dhe që pritet të shtohen më shumë gjatë muajve të verës, edhe prurjet e larta të emigrantëve kanë ndikuar në praninë e madhe të eurove në vend. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, prurjet valutore të emigrantëve arritën në 242 milionë euro në 3 muajt e parë të këtij viti, duke pësuar një rritje vjetore me 13%.
Sondazh

BYD po ndërton një fabrikë në Turqi - Industria kineze e automjeteve elektrike do investojë 1 miliard dollarë
Dorina Kurtaj /SCAN Ndërsa Brukseli vendos tarifa ndëshkuese për automjetet elektrike nga Kina, Turqia ka nënshkruar një marrëveshje të madhe investimi me......

A po kontribuon turizmi në bizneset shqiptare? - Në gjashtëmujorin e parë të 2024 kemi 9809 sipërmarrje të reja
Diamila Leka/ SCAN Në Shqipëri dhe jo vetëm, një nga format që gjenerohen të ardhura janë bizneset. Kryesisht shifrat dhe raportet kanë treguar se......

Popullsia bie, 48 bashkitë rrisin numrin e punonjësve - Epoka e digjitalizimit/ Sa individë janë të punësuar në pushtetin lokal?
Ndërsa popullsia shqiptare regjistron një rënie me rreth 400 mijë banorë në vitin 2023 në raport me 12 vite më parë dhe ka pasur një lëvizje të theksuar......

Arabi Saudite: Tre fusha të reja nafte dhe dy puse gazi - Zbulimi më i ri në shkretëtirën më të madhe në botë
Dorina Kurtaj / SCAN Arabia Saudite, vendi me rezervat e dyta më të mëdha të naftës bruto në botë dhe eksportuesi më i rëndësishëm i naftës, ka njoftuar......

Çfarë do ndodhë me kreditë pas uljes së normës së interesit? - Gjergji: Synoni depozita afatgjata 3-10 vjeçarë për të rritur fitimet
Pas shtatë rritjesh të normës bazë të interesit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë Vendosi që të ulë me 0.25% normën e interesit. Por si do të......

466 mln euro për blerje banesash me kredi - Ribaj: Tregu i pasurive, të merret parasysh sugjerimi i FMN
Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi, ku të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në 2023 u arrit rekordi i ri historik prej 48.5 miliardë......

“Gati paketa e dytë e mbështetjes për fermerët” - Kreu i KASH, Rrapaj: Pritet që të alokohen edhe rreth 22 milionë usd shtesë
Brenda këtij muaji pritet që të finalizohet edhe paketa e dytë e mbështetjes për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve, të cilët mbeten jashtë skemës në fazën e......

“Në Shqipëri Siguria Kibernetike është forcuar” - Balluku: Integrimi digjital thelbësor, kemi bërë hapa të rëndësishëm
Është mbajtur konfereca e nivelit të lartë të sigurisë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së saj, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e......