Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2024, 14:51

466 mln euro për blerje banesash me kredi - Ribaj: Tregu i pasurive, të merret parasysh sugjerimi i FMN

Nga SCAN TV
466 mln euro për blerje banesash me kredi - Ribaj: Tregu i pasurive,

Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi, ku të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në 2023 u arrit rekordi i ri historik prej 48.5 miliardë lekësh, ose rreth 466 milionë eurosh. Kjo rritje e kredisë për blerje banesash për ekspertin e tregjeve financiare Artur Ribaj vjen si shkak i disa faktorëve duke përfshirë dhe efektin nga kursi i këmbimit.

“Po të vëmë re normën efektive të interesit të publikuar dhe të vendosur nga Banka e Shqipërisë, shikohet se normat e intersit në monedhën lekë, janë shumë më interesante krahasuar me monedhën europiane. Dhe kjo e favorizon dhe raportin e kredidhënies, e cila tregon se kemi më shumë kredi të dhëna në monedhën shqiptare, pavarësisht se çmimet në Real Estate vazhdojnë të jenë të kuotuara në euro”- thotë eksperti Ribaj për SCAN tv.

Të dhënat tregojnë se në muajt e parë të 2024, kredia për shtëpi vazhdoi rritjen, pavarësisht se prej dy vitesh ekonomia ka hyrë në një cikël gradual të shtrëngimit monetar. Por pse FMN po i sheh me shqetësim zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë bankare për prona, eksperti thekson se ky shqetësim është i drejtë madje ky organizëm i sugjeron Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali në sektorin bankar.

“Vihet re një rritje e çmimit tek Real Estate në Shqipëri dhe kjo kur çdo gjë është me ritme të shpejta. Kërkohet një ecuri e qëndrueshme për të treguar se ne nuk do të kemi rënie të këtyre vlerave, pasi nëse ne do të ekspozohemi dhe do të ballafaqohemi me një chok në çmimin e Real Estate, një zhvlerësim të tyre, atëherë do të kishim një ekspozim të bankave me kreditë e dhëna. Por, duhet pasur kujdes që të mos kemi nxitje nga kompanitë që të marrin kredi duke u vetëfinancuar në këtë mënyrë dhe duke patur një rritje më pas të çmimeve të banesave jo reale, kur ndërkohë në raportin e FMN-së ngrihet me të madhe problemi i ruajtjes së njerëzve, i cili automatikishtte tregon që do të ndikojë në krahun e këkesës për banesa dhe si pasojë rënia e kërkesës për banesa, do të sjellë reduktim të çmimit të tyre. Por kjo ekspozon bankat, të cilat i kanë marë si kolateral dhe automatikisht kjo sjell rrezik”- shton eksperti i tregjeve financiare Artur Ribaj.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë raporton rritje të kredive me probleme për 2024, me një tregues nga 4.64% në 4.82%, që për ekspertin Ribaj nuk është një rritje e madhe, por duke patur parasysh uljen e normës bazë të interesit nga banka europiane mund të rikuperohet nëse reflektohet edhe nga bankat në vend.

Alida Lula / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat