Si do të përmirësohet infrastruktura e Çelësave Publikë? - Projekti synon menaxhim të performancës deri te siguria e të dhënave sensitive

Infrastruktura e Çelësave Publikë, pritet të përmirësohet. Në këtë infrastrukturë përfshihen të gjithë organizatat, sistemet (harwëare dhe software), personelin, proceset, politikat e sigurisë dhe marrëveshjeve të cilat mundësojnë funksionimin e teknologjisë me çelësa publikë për një numër të caktuar përdoruesisht.
Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka publikuar një tender me vlerë rreth 500 milionë lekë për përmirësimin e infrastrukturës së Çelësave Publikë.
Por cili është qëllimi i këtij projekti? Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i performancës duke dhënë siguri në sasinë e rritur të trafikut dhe të dhënave të procesuara, përmirësim të sigurisë për të garantuar siguri më të rrepta përsa i përket mbrojtjes së infrastrukturës nga kërcënimet e jashtëme dhe të brendshme, sigurimin që të dhënat dhe certifikatat të mund të përdoren si më parë gjithashtu monitorim dhe menaxhim të performancës për të identifikuar dhe trajtuar problemet ose bllokimet e mundshme në kohë reale.
Përmirësimi i infrastrukturës do të nis që nga siguria e sistemeve, pasi sistemet që do të ngrihen duhet të jenë të sigurisë së lartë pasi do mbajnë të dhëna sensitive dhe të një rëndësie të madhe ndaj duhet të implementohen teknika më të avancuara të sigurisë së sistemeve kompjuterike.
Por cilat janë grupet e synuara?
Referuar dokumenteve Standarde të Tenderit, grupet janë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Administrata Publike, Ministritë, Institucionet e Varësisë, subjektet private, Agjentë Doganorë, Arkitekt, Noterë, Inxhinierë etj.
Diamila Leka/ Scan
Sondazh

Sa mbetje të ngurta prodhojnë bizneset në vend? - Qytetarët dhe bizneset shqiptare prodhojnë afro 894 mijë ton mbetje në vit.
Ndonëse ndotësit më të mëdhenj në vend janë banorët, një peshë të konsiderueshme zënë edhe bizneset. Mbetje industriale të menaxhuara bashkë zënë 11,6 % të......

3 mln euro programi UBT-BOKU, ristrukturim i thellë - Kapaj: Pas 3-4 vitesh studentë me diploma duale
Univeristeti Bujqësor i Tiranës po finalizon marrëveshjen me një nga univeristetet më të njohura, atë të Boku në Vjenë. Përfaqësues nga ky univeristet kanë......

SHBA, njerëzit marrin borxh për blerje në supermarket - Pasiguria ekonomike i bën të harrojnë politikën
Pasiguria ekonomike që po përjetojnë qytetarët amerikanë i ka bërë ata krejtësisht indiferentë ndaj politikës, ku shumë deklarojnë se në zgjedhjet e ardhshme......

Rajonalizimi i prodhimit, për çfarë shquhen qarqet në vend? - Shqipëria e ndarë në territore/ Nga perimet, arrorët deri tek vreshtat
Prodhimi bujqësor vendas ku më pak e ku më shumë ka shënuar rritje përgjatë vitit 2023. Por cilat kultura dominojnë në qarqe të caktuara dhe si është......

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në 3 vjet - Por, bulmeti mbetet i shtrenjtë. Brenda vitit u rrit me 3.4%
Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti. INSTAT raporton se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave......

Sistemi inovativ holandez i kujdesit për të moshuarit - Grupe të vogla vullnetarësh jetojnë së bashku me moshat e treta
Holanda ka një nga sistemet më të mira të kujdesit për të moshuarit në botë. Kostot janë të larta: vendi shpenzon më shumë për kujdes se shumica e vendeve të......

Grante për bizneset që ripërdorin mbetjet - Vendimi/ 2 milionë lekë për subjekt, kriteret për përfitim
Bizneset në kryeqytet që përdorin praktika të qëndrueshme në drejtim të ripërdorimit të mbetjeve të tyre do të mbështeten financiarisht me grante. Vlera e......

France, punimet ne minierën e litiumit nisin në 2028 - Qeveria e shpall projektin të interesit kombëtar
Një projekt për të hapur një minierë litiumi në Echassier është pjesë e strategjisë së Francës për t'u çliruar nga varësia nga importi i lëndëve të para të......