France, punimet ne minierën e litiumit nisin në 2028 - Qeveria e shpall projektin të interesit kombëtar

Një projekt për të hapur një minierë litiumi në Echassier është pjesë e strategjisë së Francës për t'u çliruar nga varësia nga importi i lëndëve të para të rralla, veçanërisht nga Kina, raporton Le Monde.
Një nga projektet më të mëdha europiane të minierave të litiumit, i realizuar nga grupi Imeris në Alije, i është bashkuar listës së “projekteve me interes të madh kombëtar”, që është sinonim i procedurave të përshpejtuara, sipas dekretit të publikuar në Fletoren Zyrtare. Prodhimi i baterive të litiumit për automjetet elektrike është një element kyç i tranzicionit të energjisë.
Sipas Imeris, projekti, i quajtur Emili, synon të prodhojë litiumin e nevojshëm për prodhimin e baterive për më shumë se 700.000 automjete gjatë 25 viteve nga viti 2028.
Imeris vlerëson se projekti i saj, i përshkruar si "projekti më i madh i minierave në Francë për më shumë se gjysmë shekulli", do të krijonte 500 vende pune direkte dhe 1000 vende pune indirekte.
Statusi i "projekteve me interes të madh kombëtar", i prezantuar nga Akti i Industrisë së Gjelbër të tetorit 2023, lejon që projektet industriale me rëndësi për tranzicionin ekologjik ose sovranitetin kombëtar të përfitojnë nga masat për përshpejtimin e pengesave administrative.
Në mbarë botën, deri në vitin 2022, minierat e litiumit ishin 47% nga Australia, 30% nga Kili dhe 15% nga Kina. Në Europë, vetëm Portugalia prodhon pak litium, me 0.5% të prodhimit global të minierave në vitin 2022, sipas të dhënave të USGS.
Në maj, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë inkurajoi rritjen e investimeve në miniera për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Në çfarë ‘investuan’ familjet shqiptare 12 vitet e fundit? - ‘Boom’ interneti, kondicionerësh, makinash e panelesh diellore
Të dhënat e CENSIT të fundit të popullsisë dhe banesave treguan se në Shqipëri jetojnë 755 mijë e 950 familje. Por në çfarë kushtesh jetojnë ato dhe në......

Vendi më i përballueshëm për emigrantët në 2024- Vietnami, më i përshtatshmi për financat personale
Për të katërtin vit radhazi, Vietnami është vendi më i përballueshëm në botë për emigrantët, duke u renditur i pari nga 53 destinacionet kur bëhet fjalë për......

Ku është më i kushtueshëm ndërtimi i apartamenteve në Europë? - Zyrihu dhe Dublini kryesojnë listën. Talini mbetet më i liri
Qyteti zviceran i Zyrihut dhe kryeqyteti irlandez Dublini kryesuan listën në një raport të fundit mbi kostot e ndërtimit në Europë. Të dhënat e publikuara......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë duke e nisur ditën pozitivisht në raport me dje. Euro është blerë sot me 99.8 lekë......

Green Coast organizon Panairin e Produkteve Artizanale - Mbështetje dhe promovim i trashëgimisë kulturore
Është mbajtur në Green Coast për të dytin vit radhazi, Panairi i Produkteve Artizanale në promovim të trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike shqiptare.......

Sistemi i pagesës për Thumanë – Kashar nis zyrtarisht në ditët në vazhdim - MIE: Pagesa 2.1 euro pa TVSH ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit të BSH
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku......

Qumësht e mish vendi me “pikatore” në treg - Bie prodhimi, si do mbulohet kërkesa e shtuar e turizmit?
Konsumatorët shqiptarë kanë në dispozicion më pak qumësht dhe mish vendi në treg, gjë që mund ti shtyjë ata drejt blerjes së produkteve të importit. Sidomos në......

Policia shton kontrollet gjatë sezonit veror - Stacione të reja policie në zonat me fluks turistësh të huaj
Së shpejti pritet të ngrihet një strukturë e posaçme pranë Policisë së Shtetit, e cila do të caktojë disa punonjës për kryerjen e patrullimeve të rregullta......