Qumësht e mish vendi me “pikatore” në treg - Bie prodhimi, si do mbulohet kërkesa e shtuar e turizmit?

Konsumatorët shqiptarë kanë në dispozicion më pak qumësht dhe mish vendi në treg, gjë që mund ti shtyjë ata drejt blerjes së produkteve të importit. Sidomos në kushtet e një bumi turistik që po përjeton vendi, ky prodhim duket se nuk është i mjaftueshëm për të përballuar kërkesën e shtuar.
Statistikat e blegtorisë të publikuara nga INSTAT për vitin 2023, nxjerrin në pah një rënie të ndjeshme të prodhimit të qumështit në Shqipëri, i cili nga 1 milionë tonë në 2021,ka zbritur në 970 mijë ton në 2022 dhe më pas në 900 mijë ton në 2023.
Struktura e prodhimit të qumështit është: qumësht lope 84,99%, qumësht dhie 7,85% dhe qumësht dele me 7,16%.
Nga ana tjetër paralelisht ka pasur dhe një tkurrje të mishit peshë e gjallë, nga 148 mijë tonë në 2021, në 139 mijë ton në 2022 dhe në 135 mijë ton në 2023.
Qarqet më përfaqësues lidhur me mbarështimin e gjedhit për vitin 2023, janë Fieri dhe Korça. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave dhe i të dhirtave është në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Gjirokastrës.
Rënia e prodhimit të qumështit dhe mishit, ka ardhur për shkak të reduktimit të numrit të bagëtive nga viti në vit, dhe ky trend mesa duket nuk është arritur të frenohet as nga mbështetja e blegtorëve përmes Skemës Kombëtare, e cila është vlerësuar si më e ulëta në rajon. Fermerët marrin 10 mijë lekë për krerë për tufa mbi 10 krerë lopë për fermë dhe për bagëtitë të imta, 1200 lekë për krerë për tufa mbi 100 krerë për fermë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Policia shton kontrollet gjatë sezonit veror - Stacione të reja policie në zonat me fluks turistësh të huaj
Së shpejti pritet të ngrihet një strukturë e posaçme pranë Policisë së Shtetit, e cila do të caktojë disa punonjës për kryerjen e patrullimeve të rregullta......

“Amnistia 3%, vonesa në miratim po kushtëzon shitjet” - Ekspertët kërkojnë të përshpejtohen praktikat për të mundësuar zyrtarizimin e nismës
Ekspertët kërkojnë përshpejtim të praktikave për zyrtarizimin e nismës “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”. Propozimi i bërë nga deputetë të......

Çfarë turistësh po tërheq Shqipëria? - Topuzi: Po vijnë turistë me buxhet të vogël
Shqipëria po shënon rritje të numrit të vizitorëve, ku shifrat flasin për shtim të turistëve që vijnë jo vetëm nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza”, por edhe nga......

Renditja e pagave mesatare europiane: Kush qëndron në krye?
Pagat mesatare në Europë ndryshojnë shumë, duke ndikuar ndjeshëm në vendimet e punësimit dhe punës. Këto dallime mund të lindin nga rregulloret specifike të......

Tender 9.7 milionë lekë për të monitoruar ambulancat me GPS - Nga mbulimi i hartës së Shqipërisë, te sistemet e alarmit, çfarë parashikohet?
Ambulancat do të monitorohen përmes një sistemi GPS. Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore do të insatalohet salla operative ku do të kryehet......

Cilat janë profesionet e krahut që po sfidojnë “trurin” me paga? - Kamarierët dhe punëtorët e ndërtimit, më të paguar se një financier
Nëse me rritjen e pagave në administratë, paga mesatare ka shkuar në nivelin e rreth 1 mijë eurove në muaj, kjo lloj pagesë do të konsiderohej e ulët për......

Pabarazia dhe niveli i borxhit i hapin rrugën populizmit - Shqetësimet ekonomike nxisin trazira politike dhe dhunë
Si një vorbull që përfshin globin, shqetësimet ekonomike po nxisin trazira politike dhe dhunë në vendet e varfra dhe të pasura. Në Kenian e mbushur me borxhe,......

Kina shmang tarifat e SHBA nëpërmjet Meksikës - 1.4 miliard pako me vlerë 66 miliard dollarë brenda vitit
Radhët e kamionëve që presin me durim për të kaluar kufirin meksikan në SHBA janë një skenë klasike. Megjithatë, kohët e fundit, kalimi Otay Mesa, i cili ndan......