Pabarazia dhe niveli i borxhit i hapin rrugën populizmit - Shqetësimet ekonomike nxisin trazira politike dhe dhunë

Si një vorbull që përfshin globin, shqetësimet ekonomike po nxisin trazira politike dhe dhunë në vendet e varfra dhe të pasura. Në Kenian e mbushur me borxhe, protestat për një rritje të propozuar të taksave javën e kaluar rezultuan në dhjetëra vdekje. Ndërkohë në Bolivi, ku banorët janë në radhë për gaz natyror, një gjeneral udhëhoqi një përpjekje të dështuar për grusht shteti, duke thënë se presidenti "po varfëronte vendin".
Dhe në Francë, pas muajsh mobilizimesh rurale, e djathta ekstreme fitoi raundin e parë të zgjedhjeve, me partinë nacionaliste dhe anti-emigrantë të Le Pen që për pak mori pushtetin absolut. Shkaqet, konteksti dhe rrethanat ndryshojnë, por një faktor i përbashkët është i qartë: rritja e pabarazisë, ulja e fuqisë blerëse dhe shqetësimi në rritje se brezi i ardhshëm do të jetojë më keq se ky aktual.
Rezultati është se qytetarët në shumë vende që përballen me një perspektivë të zymtë ekonomike kanë humbur besimin në aftësinë e qeverive të tyre për t'u përballur. Reagimi shpesh synon demokracinë liberale dhe kapitalizmin demokratik, me lëvizjet populiste që shfaqen si në të majtë ashtu edhe në të djathtë.
Në muajt e fundit, frika financiare ka ndezur protesta – ndonjëherë të dhunshme – në vende me ekonomi të qëndrueshme si Polonia dhe Belgjika, por edhe në ato që luftojnë me borxhe të pamenaxhueshme si Argjentina dhe Sri Lanka. Edhe në SHBA, ku ekonomia ka rezultuar elastike, shqetësimet ekonomike qëndrojnë pjesërisht pas rikthimit të mundshëm të Donald Trump, i cili shpesh miraton retorikë autoritare.
Ekonomistët dhe analistët thonë se një zinxhir ngjarjesh të nisura nga pandemia krijuan një krizë akute financiare, duke krijuar terrenin për trazirat e sotme. Më vonë, ndërsa jeta u kthye në normalitet, fabrikat dhe shitësit me pakicë nuk ishin në gjendje të plotësonin kërkesën e reduktuar, duke rritur çmimet. Pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi tronditje të reja.
Bankat qendrore u përpoqën të frenonin inflacionin duke rritur normat e interesit, të cilat nga ana e tyre shtrydhën më tej bizneset dhe familjet. Çmimet mbeten të larta dhe në disa vende kostoja e bukës, vezëve dhe ngrohjes është edhe katër herë më e lartë se disa vite më parë. Si zakonisht, vendet më të varfra dhe më të cenueshme u goditën më rëndë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kina shmang tarifat e SHBA nëpërmjet Meksikës - 1.4 miliard pako me vlerë 66 miliard dollarë brenda vitit
Radhët e kamionëve që presin me durim për të kaluar kufirin meksikan në SHBA janë një skenë klasike. Megjithatë, kohët e fundit, kalimi Otay Mesa, i cili ndan......

Gazi dhe hidrogjeni në Afrikë - Vendet e BE në garë për energjinë e vendit
Ambicia e planit ‘Mattei’, një nga politikat kryesore për qeverinë e Giorgia Melonitnë Romë, është të ndryshojë paradigmën"e marrëdhënieve me vendet afrikane.......

Melenchon: Jam kryeministri i ri i Francës! - E majta zbret në vend të tretë Le Pen, protesta në vend!
Humbja e presidentit francez Emmanuel Macron është më shumë se e konfirmuar. Madje presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë këtë humbje pa bërë asnjë......

Rriten sërish çmimet e biletave të avionit - Fillimi i fundit për fluturimet e lira
Rregulloret e reja mjedisore të Bashkimit Europian po i çojnë linjat ajrore drejt rritjeve të reja të mëdha të çmimeve të biletave, veçanërisht për ata që......

Kush hoqi dorë nga shtetësia shqiptare? - Mbi 800 persona, dominojnë femrat dhe moshat e reja
Janë 261 persona azilkërkues që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë vitit 2023, referuar të dhënave të Drejtorisë së Azilit të të Huajve dhe Shtetësisë, pranë......

Qershori thyen rekordet globale të temperaturës për muajin e 13-të radhazi - Toka tejkalon kufirin 1.5C për një vit!
Qershori 2024 ishte qershori më i ngrohtë ndonjëherë, duke shënuar muajin e 13-të radhazi të temperaturave rekorde, sipas shërbimit europian të klimës......

Duhanpirja në BE: Cilat vende konsumojnë më shumë dhe më pak?!
Imazhet grafike të sëmundjeve të mushkërive, paralajmërimet e kancerit dhe paketimi i thjeshtë i cigareve janë bërë të zakonshme, por qeveria e Mbretërisë së......

Java nis pozitivisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht pas humbjeve të fundjavës duke u blerë sot me 92.1 lekë dhe duke u shitur me 93 lekë sipas kursit të këmbimit......