Melenchon: Jam kryeministri i ri i Francës! - E majta zbret në vend të tretë Le Pen, protesta në vend!

Humbja e presidentit francez Emmanuel Macron është më shumë se e konfirmuar. Madje presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë këtë humbje pa bërë asnjë koment. Ishin këto fjalët e para të Jean Luc Melenchon, lideri i së majtës dhe themelues i “Francës së panënshtruar” i cili shpalli fitoren në balotazh. Ai u shpreh se Fronti popullor është gati të qeverisë pasi është shënuar një rezultat që e konsideronin të pamundur, por tashmë është një realitet dhe një lehtësim shumë i madh për vendin. Partia e tij ka marrë 178 vende në parlament.
Protagonisti i balotazhit dhe koalicioni i tij i së majtës ka marrë 28% të votave. I Lindur në Marok në 1951-shin, ai është djali i një nënpunësi dhe një mësueseje. Në moshën 11 vjecare u transferua në Francë pas divorcit të prindërve, ndërsa në 1969-ën studioi për filozofi. Që në këtë kohë ai ra në sy si aktivist i së majtës revolucionare universitare.
Melenchon ka bërë punë të ndryshme si redaktor, punëtor në një pikë karburanti, mësues i gjuhës franceze, dhe gazetar. Në politikë ai hyri në 1976-ën si pjesë e partisë socialiste duke qenë shumë i lidhur me presidentin francez François Mitterrand.
Në moshën 37 vjecare u bë senator dhe për shkak të qasjes së tij radikale përplasjet më të mëdha i ka pasur me François Hollande e Ségolène Royal. Ndarja me socialistët ndodhi në vitin 2009 kur Melenchon themeloi partinë e së majtës. Në 2012-ën në zgjedhjet presidenciale ai u rendit i katërti duke marrë 11% të votave, ndërsa pas pesë vitesh merr sërish vendin e katërt por këtë herë me 19.5% të votave. Mbështetja më e madhe janë të rinjtë nën moshën 35 vjec, të joshur nga propozimet e tij për pensionet, pagën minimale dhe taksat.
Ndërkohë me mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e të dielës për të festuar për humbjen e të djathtës ekstreme në Paris. Në mesin e kësaj feste ishin edhe mbështetësit e të majtës, Frontit të Ri popullor të cilët po festonin fitoren e tyre në këto zgjedhje parlamentare ku u renditën forcë e parë, ndonëse për të formuar qeverinë do të kenë nevojë për koalicion.
Zhan Luke Melonshon, kreu i Partisë të majtës ekstreme “Franca e Papërkulur” me shumë gjasë do të jetë kryeministri i Ri i Francës i zgjedhur nga Grupimi Politik I Fronit të Ri Popullor. Në fjalën e tij ai tha se një qeveri e majtë do të bëjë bashkë njerëzit e Francës. Politikanet e frontit të majtë iu bashkuan festës se fitores në Paris me një skenë gjigante ku mbajtën fjalimet e tyre përpara mbështetësve të tyre që i votuan për të dale forcë e parë në balotazhin e kësaj të diele.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rriten sërish çmimet e biletave të avionit - Fillimi i fundit për fluturimet e lira
Rregulloret e reja mjedisore të Bashkimit Europian po i çojnë linjat ajrore drejt rritjeve të reja të mëdha të çmimeve të biletave, veçanërisht për ata që......

Kush hoqi dorë nga shtetësia shqiptare? - Mbi 800 persona, dominojnë femrat dhe moshat e reja
Janë 261 persona azilkërkues që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë vitit 2023, referuar të dhënave të Drejtorisë së Azilit të të Huajve dhe Shtetësisë, pranë......

Qershori thyen rekordet globale të temperaturës për muajin e 13-të radhazi - Toka tejkalon kufirin 1.5C për një vit!
Qershori 2024 ishte qershori më i ngrohtë ndonjëherë, duke shënuar muajin e 13-të radhazi të temperaturave rekorde, sipas shërbimit europian të klimës......

Duhanpirja në BE: Cilat vende konsumojnë më shumë dhe më pak?!
Imazhet grafike të sëmundjeve të mushkërive, paralajmërimet e kancerit dhe paketimi i thjeshtë i cigareve janë bërë të zakonshme, por qeveria e Mbretërisë së......

Java nis pozitivisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht pas humbjeve të fundjavës duke u blerë sot me 92.1 lekë dhe duke u shitur me 93 lekë sipas kursit të këmbimit......

KKT 44 vendime për zhvillimin e infrastrukturës dhe ndërtimit - Nga leja e ndërtimit të Porto Romanos, te kullat e Tiranës, cila është lista?
Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e fundit ka miratuar 44 vendime në lidhje me lejet e ndërtimit. Në to janë përcaktuar zhvillimet e ardhshme në......

Pse shtëpitë në ishujt grekë janë blu dhe të bardha? - Arsyet jo të zakonta për zgjedhjen e dy ngjyrave
Shumë njerëz i njohin blunë dhe të bardhën si ngjyrat ikonike të Greqisë. Këto janë ngjyrat e flamurit. Ato janë gjithashtu ngjyrat e dritës së detit dhe......

Shtëpitë ‘shkaktojnë’ shpërthimin e borxhit në ekonomitë kryesore - Jepet alarmi për SHBA, Francë dhe Itali
Pavarësisht kushteve ende të favorshme financimi dhe rimëkëmbjes së PBB-së, asnjë vend i G7-ës nuk është në rrugën e duhur për të rikthyer borxhin ndaj PBB-së......