Shqipëria Postuar më 22 Tetor 2025, 14:11

Ngarkesat detare në port, ulen kostot për transportuesit - Marrëveshja/ Shkëmbim i të dhënave përmes platformës ASYHUB

Nga Elisabeta Dosku

Ngarkesat detare në port, ulen kostot për transportuesit -

Tregtia midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera do të përmirësohet më tej,  përmes thjeshtimit të procedurave dhe uljes së kostove.

Në vijim të modernizimit të shërbimeve doganore dhe digjitalizimit të proceseve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Autoriteti Portual Durrës kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për shkëmbimin e të dhënave të informacionit paraprak për ngarkesat detare në hyrje dhe dalje, përmes platformës ASYHUB.

Platforma ASYHUB përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit digjital të të dhënave të transportit dhe tregtisë, duke mundësuar shkëmbim automatik dhe të sigurt të informacionit ndërmjet sistemeve të Portit dhe Doganës, në përputhje me standardet bashkëkohore të menaxhimit të riskut dhe sigurisë.

Konkretisht, kjo marrëveshje synon thjeshtimin dhe automatizimin e procesit të dorëzimit të manifestit të ngarkesës; Uljen e barrës administrative për transportuesit; Përmirësimin e vlerësimit të riskut dhe çlirimin më të shpejtë të mallrave; Rritjen e bashkëpunimit institucional dhe efikasitetit në zhdoganimin e ngarkesave detare.

Ky bashkëpunim i ri shënon një hap tjetër përpara në modernizimin e Administratës Doganore Shqiptare, në funksion të lehtësimit të tregtisë dhe digjitalizimit të zinxhirit logjistik kombëtar.

Porti i Durrësit është porti më i madh tregtar në Shqipëri dhe nga më të rëndësishmit në rajon.

Sasia totale e mallrave të përpunuara në këtë port në vitin 2024 arrin në rreth 4.8 milionë ton.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat