Ministri Salla takon drejtorin rajonal të FAO-së për Evropën dhe Azinë Qendrore
Në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit dhe 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti në takim Raimund Jehle, përfaqësues i FAO-s në Shqipëri dhe Drejtor Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Gjatë takimit u riafirmua partneriteti i gjatë dhe i frytshëm mes Ministrisë dhe FAO-s, me të cilën Shqipëria bashkëpunon që prej vitit 1973.
Palët konfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe forcimin e ekonomisë rurale në vend.
Ministri Salla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe u shpreh besimplotë për kontributin e FAO-s në procesin e ristrukturimit të Ministrisë, në përputhje me Politikat e Përbashkëta Bujqësore të Bashkimit Evropian (CAP).
Ky proces do të shërbejë si bazë për hartimin e politikave të reja bujqësore që synojnë realizimin e vizionit “Bujqësia 2030” dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë deri në vitin 2030.
Bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe FAO-s mbetet një shtyllë e rëndësishme për avancimin e sektorit, duke kontribuar në sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural të vendit tonë.

Ngarkesat detare në port, ulen kostot për transportuesit - Marrëveshja/ Shkëmbim i të dhënave përmes platformës ASYHUB
Tregtia midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera do të përmirësohet më tej, përmes thjeshtimit të procedurave dhe uljes së kostove. Në vijim të modernizimit......

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane
Indeksi i Pronave i publikuar nga Deloitte sjell të dhëna të detajuara mbi strukturën e banesave të reja në disa qytete europiane. Në të gjithë Europën,......

Më shumë shqiptarë po marrin hua te të afërmit - Raporti i BSH: Në 39% të rasteve, ajo deklarohet në formën e parasë në dorë
Më shumë shqiptarë po marrin hua nga burime joformale, duke kërkuar ndihmë në para nga të afërmit apo miqtë për të mbuluar shpenzimet e tyre për konsum ose......

Sa i kushton çdo familjeje “darka jashtë”/ Shqiptarët derdhin 636 milionë euro në vit për hotele e restorante
Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 7 mijë lekë ose 70 euro në muaj për dalje në restorante apo për qëndrime në hotele, sipas të dhënave më të fundit......

Shqipëria e Kosova, nuk paguajnë për sigurimin e jetës - Vetëm 9% të të gjitha primeve të shkruara bruto. Xprimm i rendit të fundit në rajon
Shqiptarët, qoftë në Shqipëri apo Kosovë, vijojnë të sigurojnë më pak jetën e tyre në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit më të......

Bonusi, sa do të marrin pensionistët në fundvit? - Skema me dy nivele, 15 mijë lekë shpërblim për pensionet deri në 20 mijë lekë
Rreth 721 mijë pensionistë do të përfitojnë bonus në fundvit. Qeveria ka vendosur në dispozicion për këtë qëllim një shumë totale prej 9.4 miliardë lekësh......

Cili është shteti më i sigurt në botë? - Evropa dominon listën e 15 vendeve të para
Kompania e sigurimeve Berkshire Hathaway Travel Protection ka publikuar renditjen më të fundit të vendeve më të sigurta për udhëtime, duke përdorur të dhëna......

Sa e zhvilluar është Shqipëria teknologjikisht? Raporti rendit SHBA-në dhe Izraelin në krye të listës
Në një botë ku teknologjia po përparon me shpejtësi marramendëse, vetëm disa vende të zgjedhura po e ripërcaktojnë në mënyrë të thellë mënyrën se si jetojmë,......