Me “sytë” vetëm nga shteti për pensionet! - Si mund të sigurojmë të ardhura më të larta në pleqëri? Privati, mbështetje për shtetërorin
Me sytë vetëm nga indeksimi dhe bonusi i fundvitit, por duke harruar që ekzistojnë edhe mënyra të tjera për të përfituar një masë më të lartë pensioni në pleqëri. Një alternativë është pensioni privat. Pavarësisht se po rritet vazhdimisht numri i shqiptarëve që zgjedhin të kontribuojnë edhe për një pension të tillë, raporti me kontribuesit në skemën shtetërore të sigurimeve shoqërore është i thellë.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private arriti mbi 48 mijë në fund të gjashtëmujorit, duke u rritur me 7.4% në krahasim me vitin e kaluar. Skemës së pensioneve private rezultojnë t'i jenë shtuar 3,315 kontribues të rinj.
Pavarësisht kësaj, numri i anëtarëve pasivë është rritur gjithashtu, pra i atyre që kanë tashmë një llogari në fond, por nuk paguajnë kontribute.
Qytetarët kanë mundësi që t'i investojnë paratë e tyre në tetë fonde të pensioneve private, të cilat administrohen nga katër shoqëri. Paratë që qytetarët derdhin për një pension privat, shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve private i investojnë vetëm në tituj qeveritarë, pra në bono thesari dhe obligacione dhe nuk i investojnë në forma të tjera, si për shembull depozita bankare.
Statistikat zyrtare tregojnë se tregu i pensioneve private ka një total asetesh neto prej rreth 13.8 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje me gati 8%. Rreth 13.7 miliardë lekë janë investuar në tituj qeveritarë, duke përfshirë këtu edhe fondet private të mbyllura.
Raporti ndërmjet atyre që kontribuojnë në skemën shtetërore të sigurimeve shoqërore dhe atyre në skemën e pensioneve private vijon të jetë i ulët. Pra, sipas një përllogaritjeje, përafërsisht 5.7% e kontribuesve në skemën shtetërore të sigurimeve shoqërore, derdhin gjithashtu para për pension privat.
Në kuadër të reformës së pensioneve për të cilën qeveria shqiptare po bashkëpunon prej disa kohësh me Bankën Botërore, me qëllim rritjen e masës së përfitimit për ata të cilët dalin rishtazi në pension, është diskutuar që të ndërhyhet në dy shtylla kryesore, konkretisht në rishikimin e koeficientëve të vlerësimit, si edhe në zbatimin e kolonës së dytë që janë pensionet private, pra të bëhet e detyrueshme që një përqindje e pagës së një punonjësi të shkojë edhe për pension privat.

Ministri Salla takon drejtorin rajonal të FAO-së për Evropën dhe Azinë Qendrore
Në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit dhe 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis......

Ngarkesat detare në port, ulen kostot për transportuesit - Marrëveshja/ Shkëmbim i të dhënave përmes platformës ASYHUB
Tregtia midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera do të përmirësohet më tej, përmes thjeshtimit të procedurave dhe uljes së kostove. Në vijim të modernizimit......

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane
Indeksi i Pronave i publikuar nga Deloitte sjell të dhëna të detajuara mbi strukturën e banesave të reja në disa qytete europiane. Në të gjithë Europën,......

Më shumë shqiptarë po marrin hua te të afërmit - Raporti i BSH: Në 39% të rasteve, ajo deklarohet në formën e parasë në dorë
Më shumë shqiptarë po marrin hua nga burime joformale, duke kërkuar ndihmë në para nga të afërmit apo miqtë për të mbuluar shpenzimet e tyre për konsum ose......

Sa i kushton çdo familjeje “darka jashtë”/ Shqiptarët derdhin 636 milionë euro në vit për hotele e restorante
Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 7 mijë lekë ose 70 euro në muaj për dalje në restorante apo për qëndrime në hotele, sipas të dhënave më të fundit......

Shqipëria e Kosova, nuk paguajnë për sigurimin e jetës - Vetëm 9% të të gjitha primeve të shkruara bruto. Xprimm i rendit të fundit në rajon
Shqiptarët, qoftë në Shqipëri apo Kosovë, vijojnë të sigurojnë më pak jetën e tyre në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit më të......

Bonusi, sa do të marrin pensionistët në fundvit? - Skema me dy nivele, 15 mijë lekë shpërblim për pensionet deri në 20 mijë lekë
Rreth 721 mijë pensionistë do të përfitojnë bonus në fundvit. Qeveria ka vendosur në dispozicion për këtë qëllim një shumë totale prej 9.4 miliardë lekësh......

Cili është shteti më i sigurt në botë? - Evropa dominon listën e 15 vendeve të para
Kompania e sigurimeve Berkshire Hathaway Travel Protection ka publikuar renditjen më të fundit të vendeve më të sigurta për udhëtime, duke përdorur të dhëna......