Cilat janë profesionet e krahut që po sfidojnë “trurin” me paga? - Kamarierët dhe punëtorët e ndërtimit, më të paguar se një financier

Nëse me rritjen e pagave në administratë, paga mesatare ka shkuar në nivelin e rreth 1 mijë eurove në muaj, kjo lloj pagesë do të konsiderohej e ulët për profesionet e krahut për të cilat kanë kërkesë të lartë.
Por konkretisht kush janë ato?
Bumi turistik ka bërë që gjatë kësaj periudhë të rritet ndjeshëm kërkesa për banakierë, kamerierë, kuzhinierë, bariste, të cilët sidomos në zonat bregdetare, nga të dhënat e gjeneruara nga tregu, po paguhen mesatarisht 1300-2000 euro në muaj.
Nga ana tjetër kantieret e hapura në të gjithë vendin kërkojnë punëtorë. Kompanitë e ndërtimit janë detyruar të rrisin pagesat për ustallarët mesatarisht në 70-80 euro dita, duke bërë që pagesa mujore të tejkalojë 1700 euro/ muaj. Kosto e fuqisë punëtore në këtë sektor është pasuar edhe me rritjen e çmimeve të apartamenteve për m2.
Të ndërlidhura me ndërtimin janë profesionet si marangoz, hidraulik, elektricist, të cilët po ashtu kanë pagesa mujore që variojnë mesatarisht nga 60-70 euro dita, përpos shërbimeve private që kryejnë.
Ndërkohë, referuar të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2024, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar, e regjistruar në rreth 1200 euro në muaj.
Paga më e lartë mesatare në sektorin privat regjistrohet në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, e cila për këtë periudhë është afro 1340 euro. Pra e thënë ndryshe, të gjitha zanatet sipërpërmendura të cilat janë fizike dhe nuk janë të lidhura me arsim, tejkalojnë pagën më të lartë mesatare të regjistruar në sektorin privat.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Pabarazia dhe niveli i borxhit i hapin rrugën populizmit - Shqetësimet ekonomike nxisin trazira politike dhe dhunë
Si një vorbull që përfshin globin, shqetësimet ekonomike po nxisin trazira politike dhe dhunë në vendet e varfra dhe të pasura. Në Kenian e mbushur me borxhe,......

Kina shmang tarifat e SHBA nëpërmjet Meksikës - 1.4 miliard pako me vlerë 66 miliard dollarë brenda vitit
Radhët e kamionëve që presin me durim për të kaluar kufirin meksikan në SHBA janë një skenë klasike. Megjithatë, kohët e fundit, kalimi Otay Mesa, i cili ndan......

Gazi dhe hidrogjeni në Afrikë - Vendet e BE në garë për energjinë e vendit
Ambicia e planit ‘Mattei’, një nga politikat kryesore për qeverinë e Giorgia Melonitnë Romë, është të ndryshojë paradigmën"e marrëdhënieve me vendet afrikane.......

Melenchon: Jam kryeministri i ri i Francës! - E majta zbret në vend të tretë Le Pen, protesta në vend!
Humbja e presidentit francez Emmanuel Macron është më shumë se e konfirmuar. Madje presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë këtë humbje pa bërë asnjë......

Rriten sërish çmimet e biletave të avionit - Fillimi i fundit për fluturimet e lira
Rregulloret e reja mjedisore të Bashkimit Europian po i çojnë linjat ajrore drejt rritjeve të reja të mëdha të çmimeve të biletave, veçanërisht për ata që......

Kush hoqi dorë nga shtetësia shqiptare? - Mbi 800 persona, dominojnë femrat dhe moshat e reja
Janë 261 persona azilkërkues që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë vitit 2023, referuar të dhënave të Drejtorisë së Azilit të të Huajve dhe Shtetësisë, pranë......

Qershori thyen rekordet globale të temperaturës për muajin e 13-të radhazi - Toka tejkalon kufirin 1.5C për një vit!
Qershori 2024 ishte qershori më i ngrohtë ndonjëherë, duke shënuar muajin e 13-të radhazi të temperaturave rekorde, sipas shërbimit europian të klimës......

Duhanpirja në BE: Cilat vende konsumojnë më shumë dhe më pak?!
Imazhet grafike të sëmundjeve të mushkërive, paralajmërimet e kancerit dhe paketimi i thjeshtë i cigareve janë bërë të zakonshme, por qeveria e Mbretërisë së......