Policia shton kontrollet gjatë sezonit veror - Stacione të reja policie në zonat me fluks turistësh të huaj

Së shpejti pritet të ngrihet një strukturë e posaçme pranë Policisë së Shtetit, e cila do të caktojë disa punonjës për kryerjen e patrullimeve të rregullta nëpër qytete sidomos gjatë sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë publike. Ministria e Brendshme ka publikuar për konsultim publik një projektvendim mbi miratimin e planit të veprimit 2024-2026 në zbatim të strategjisë më të fundit për sigurinë në komunitet. Ky projektakt parashikon rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet dhe reformimin e shërbimit policor.
Por çfarë masash do të ndërmerren për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik?
Në zonat me fluks të shtuar turistësh do të ngrihen stacione ose shërbime shtesë të Policisë së Shtetit. Inspektimi i subjekteve ushqimore në zonat tursitike do të vijojë, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe të kushteve të duhura të tregtimit. Gjithashtu, në fokus do të jetë edhe qetësia publike në zonat urbane, si dhe në zonat turistike lidhur me nivelin kufi të zhurmave në mjedise të caktuara.
Ndërkohë, një Njësi Policore Detare do të ngrihet për mbikëqyrjen dhe zbatimin e akteve ligjore e nënligjore për lundrimin e mjeteve ujore argëtuese apo sportive dhe parandalimin e ngjarjeve që mund të shkaktohen gjatë lundrimit të tyre.
Përmes masave të parashikuara në këtë projektvendim synohet ulja e kriminalitetetit ose e sjelljeve anti shoqërore në komunitet, ulja e veprave penale, si dhe rritja e parametrave të sigurisë nëpërmjet kontrollit të territorit. Plani i Veprimit do të përmirësojë strukturat në shërbim të komunitetit, do të konsolidojë Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike dhe forcojë rolin e bashkive në garantimin e sigurisë publike.
Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e Planit të Veprimit 2024 – 2026 është rreth 14,57 miliardë lekë, ose rreth 133,7 milionë euro.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

“Amnistia 3%, vonesa në miratim po kushtëzon shitjet” - Ekspertët kërkojnë të përshpejtohen praktikat për të mundësuar zyrtarizimin e nismës
Ekspertët kërkojnë përshpejtim të praktikave për zyrtarizimin e nismës “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”. Propozimi i bërë nga deputetë të......

Çfarë turistësh po tërheq Shqipëria? - Topuzi: Po vijnë turistë me buxhet të vogël
Shqipëria po shënon rritje të numrit të vizitorëve, ku shifrat flasin për shtim të turistëve që vijnë jo vetëm nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza”, por edhe nga......

Renditja e pagave mesatare europiane: Kush qëndron në krye?
Pagat mesatare në Europë ndryshojnë shumë, duke ndikuar ndjeshëm në vendimet e punësimit dhe punës. Këto dallime mund të lindin nga rregulloret specifike të......

Tender 9.7 milionë lekë për të monitoruar ambulancat me GPS - Nga mbulimi i hartës së Shqipërisë, te sistemet e alarmit, çfarë parashikohet?
Ambulancat do të monitorohen përmes një sistemi GPS. Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore do të insatalohet salla operative ku do të kryehet......

Cilat janë profesionet e krahut që po sfidojnë “trurin” me paga? - Kamarierët dhe punëtorët e ndërtimit, më të paguar se një financier
Nëse me rritjen e pagave në administratë, paga mesatare ka shkuar në nivelin e rreth 1 mijë eurove në muaj, kjo lloj pagesë do të konsiderohej e ulët për......

Pabarazia dhe niveli i borxhit i hapin rrugën populizmit - Shqetësimet ekonomike nxisin trazira politike dhe dhunë
Si një vorbull që përfshin globin, shqetësimet ekonomike po nxisin trazira politike dhe dhunë në vendet e varfra dhe të pasura. Në Kenian e mbushur me borxhe,......

Kina shmang tarifat e SHBA nëpërmjet Meksikës - 1.4 miliard pako me vlerë 66 miliard dollarë brenda vitit
Radhët e kamionëve që presin me durim për të kaluar kufirin meksikan në SHBA janë një skenë klasike. Megjithatë, kohët e fundit, kalimi Otay Mesa, i cili ndan......

Gazi dhe hidrogjeni në Afrikë - Vendet e BE në garë për energjinë e vendit
Ambicia e planit ‘Mattei’, një nga politikat kryesore për qeverinë e Giorgia Melonitnë Romë, është të ndryshojë paradigmën"e marrëdhënieve me vendet afrikane.......