Çfarë turistësh po tërheq Shqipëria? - Topuzi: Po vijnë turistë me buxhet të vogël

Shqipëria po shënon rritje të numrit të vizitorëve, ku shifrat flasin për shtim të turistëve që vijnë jo vetëm nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza”, por edhe nga porti Durrësit dhe pika të tjera kufitare tokësore. Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit ka thënë për SCAN tv se rritja është me 38%, por nuk është bregdeti më i vizituar, por Tirana dhe qytetet historike si Gjirokastra, Berati, Kruja etj.
"Kemi rritje me 38%. Si 6-mujor, 95% e turistëve në Shqipëri janë turistë europianë, gati 75% e tyre janë nga rajoni apo shqiptarë që janë në emigrim dhe ky është kontigjenti kryesor që përbën turizmin në Shqipëri. Për këtë ne duhet të bëjmë një analizë të mirëfilltë dhe se si t'ju shërbejmë më mirë" -thotë Topuzi.
Topuzi thekson se promovimi që po i bëhet Shqipërisë si një vend i lirë, e ka dëmtuar sektorin.
"Kryesisht janë njerëz që vijnë me një buxhet të vogël. Po t'i shikosh dhe në aeroport, janë njerëz që udhëtojnë me 40 euro bileta. Pra, këta nuk pretendojmë që të shpenzojnë në restorante e hotele të shtrenjta. Dhe ky është problemi që ka sivjet turizmi shqiptar"- thotë kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.
Topuzi thekson se duhet të synojmë turizëm të qëndrueshëm, ku sfidat janë të shumta që nga rritja e cilësisë së shërbimeve, kapaciteteve akomoduese, e deri te stafet e kualifikuara. Sipas Topuzit, edhe pse pagat janë konkurruese në këtë sektor, mbetemi larg vendeve të rajonit.
"Brenda 7 viteve kemi rritur kapacitetet akomoduese madje i kemi trefishuar, ndërkohë që gati 45 mijë fuqi punëtore ikin jashtë çdo vit. Kemi 2 veprime të kundërta, rritje kapacitetesh e nevojë për fuqi punëtore dhe nga ana tjetër largohen punonjësit. Sipas Forimit Botëror të Ekonomisë, Shqipëria renditet në vendin e 108 nga 117 vende për sezon të shkurtër. Ky sezonalitet i shkurtër, nuk të lejon të mbash fuqi punëtore të kualifikuar" -shton Topuzi.
Gjatë këtij viti, Shqipëria do të presë 14 milionë vizitorë. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore pritet të sjellë lehtësi në lëvizje.
Alida Lula / SCAN
Sondazh

Renditja e pagave mesatare europiane: Kush qëndron në krye?
Pagat mesatare në Europë ndryshojnë shumë, duke ndikuar ndjeshëm në vendimet e punësimit dhe punës. Këto dallime mund të lindin nga rregulloret specifike të......

Tender 9.7 milionë lekë për të monitoruar ambulancat me GPS - Nga mbulimi i hartës së Shqipërisë, te sistemet e alarmit, çfarë parashikohet?
Ambulancat do të monitorohen përmes një sistemi GPS. Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore do të insatalohet salla operative ku do të kryehet......

Cilat janë profesionet e krahut që po sfidojnë “trurin” me paga? - Kamarierët dhe punëtorët e ndërtimit, më të paguar se një financier
Nëse me rritjen e pagave në administratë, paga mesatare ka shkuar në nivelin e rreth 1 mijë eurove në muaj, kjo lloj pagesë do të konsiderohej e ulët për......

Pabarazia dhe niveli i borxhit i hapin rrugën populizmit - Shqetësimet ekonomike nxisin trazira politike dhe dhunë
Si një vorbull që përfshin globin, shqetësimet ekonomike po nxisin trazira politike dhe dhunë në vendet e varfra dhe të pasura. Në Kenian e mbushur me borxhe,......

Kina shmang tarifat e SHBA nëpërmjet Meksikës - 1.4 miliard pako me vlerë 66 miliard dollarë brenda vitit
Radhët e kamionëve që presin me durim për të kaluar kufirin meksikan në SHBA janë një skenë klasike. Megjithatë, kohët e fundit, kalimi Otay Mesa, i cili ndan......

Gazi dhe hidrogjeni në Afrikë - Vendet e BE në garë për energjinë e vendit
Ambicia e planit ‘Mattei’, një nga politikat kryesore për qeverinë e Giorgia Melonitnë Romë, është të ndryshojë paradigmën"e marrëdhënieve me vendet afrikane.......

Melenchon: Jam kryeministri i ri i Francës! - E majta zbret në vend të tretë Le Pen, protesta në vend!
Humbja e presidentit francez Emmanuel Macron është më shumë se e konfirmuar. Madje presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë këtë humbje pa bërë asnjë......

Rriten sërish çmimet e biletave të avionit - Fillimi i fundit për fluturimet e lira
Rregulloret e reja mjedisore të Bashkimit Europian po i çojnë linjat ajrore drejt rritjeve të reja të mëdha të çmimeve të biletave, veçanërisht për ata që......