Sistemi i pagesës për Thumanë – Kashar nis zyrtarisht në ditët në vazhdim - MIE: Pagesa 2.1 euro pa TVSH ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit të BSH

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.
Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit. Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.
“Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës” shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, vijon më tej njoftimi, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë fazës së kolaudimit, pasi ky aks rrugor u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse.
SCAN
Sondazh

Qumësht e mish vendi me “pikatore” në treg - Bie prodhimi, si do mbulohet kërkesa e shtuar e turizmit?
Konsumatorët shqiptarë kanë në dispozicion më pak qumësht dhe mish vendi në treg, gjë që mund ti shtyjë ata drejt blerjes së produkteve të importit. Sidomos në......

Policia shton kontrollet gjatë sezonit veror - Stacione të reja policie në zonat me fluks turistësh të huaj
Së shpejti pritet të ngrihet një strukturë e posaçme pranë Policisë së Shtetit, e cila do të caktojë disa punonjës për kryerjen e patrullimeve të rregullta......

“Amnistia 3%, vonesa në miratim po kushtëzon shitjet” - Ekspertët kërkojnë të përshpejtohen praktikat për të mundësuar zyrtarizimin e nismës
Ekspertët kërkojnë përshpejtim të praktikave për zyrtarizimin e nismës “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”. Propozimi i bërë nga deputetë të......

Çfarë turistësh po tërheq Shqipëria? - Topuzi: Po vijnë turistë me buxhet të vogël
Shqipëria po shënon rritje të numrit të vizitorëve, ku shifrat flasin për shtim të turistëve që vijnë jo vetëm nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza”, por edhe nga......

Renditja e pagave mesatare europiane: Kush qëndron në krye?
Pagat mesatare në Europë ndryshojnë shumë, duke ndikuar ndjeshëm në vendimet e punësimit dhe punës. Këto dallime mund të lindin nga rregulloret specifike të......

Tender 9.7 milionë lekë për të monitoruar ambulancat me GPS - Nga mbulimi i hartës së Shqipërisë, te sistemet e alarmit, çfarë parashikohet?
Ambulancat do të monitorohen përmes një sistemi GPS. Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore do të insatalohet salla operative ku do të kryehet......

Cilat janë profesionet e krahut që po sfidojnë “trurin” me paga? - Kamarierët dhe punëtorët e ndërtimit, më të paguar se një financier
Nëse me rritjen e pagave në administratë, paga mesatare ka shkuar në nivelin e rreth 1 mijë eurove në muaj, kjo lloj pagesë do të konsiderohej e ulët për......

Pabarazia dhe niveli i borxhit i hapin rrugën populizmit - Shqetësimet ekonomike nxisin trazira politike dhe dhunë
Si një vorbull që përfshin globin, shqetësimet ekonomike po nxisin trazira politike dhe dhunë në vendet e varfra dhe të pasura. Në Kenian e mbushur me borxhe,......