Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2024, 10:45

Green Coast organizon Panairin e Produkteve Artizanale - Mbështetje dhe promovim i trashëgimisë kulturore

Nga SCAN TV
Green Coast organizon Panairin e Produkteve Artizanale - Mbështetje dhe

Është mbajtur në Green Coast për të dytin vit radhazi, Panairi i Produkteve Artizanale në promovim të trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike shqiptare. Gra dhe vajza artizane, kryesisht nga zona e Himarës, morën pjesë duke paraqitur produktet e tyre të punuara me shumë mjeshtëri.

“Ky panair na ka mundësuar që të ekspozojmë gjëra që ne punojmë, gjërat artizanale, qilima, çorape, punime me grep, me gjilpërë, dhe gjëra që mund të mbledhim, bimët medicinale, çajin, rigonin, mendërzën. Falenderojmë Green Coast që na dha këtë mundësi të artë”.

Artizanet u shprehën se e vlerësonin shumë këtë nismë në ruajtje të traditës shqiptare që po bëhet e përvitshme në Green Coast, si dhe mundësinë për të promovuar krijimtarinë e tyre në një vend që frekuentohet nga kaq shumë turistë.

“Ne jemi shumë të kënaqur, sjellim gjëra të punuara me dorë duke i ekspozuar këtu dhe vijnë turistë e na kërkojnë për t'i shitur.”

“Ne kemi ardhur të tregojmë produktet tona që i kemi bërë me grep, me shtizë, me viza, qilima, qentro, të gjitha punimet.”

Ky panair ngjalli interes të veçantë te turistët e huaj të cilët patën mundësinë të njiheshin me kulturën dhe traditën shqiptare, sikurse edhe te banorët e pushuesit vendas të cilët marrin pjesë vazhdimisht në aktivitetet e organizuara në Green Coast.

“Rëndësi ka që këtu përfaqësohet talenti dhe tiparet karakteristike të vendit. Kjo është vlera kryesore, pastaj sipas ekspozimeve të ndryshme ka edhe karakteristika të veçanta sipas llojit të produktit që këto reklamojnë”, u shpreh një pushuese.

Për të katërtin vit radhazi, Green Coast organizon rreth 200 aktivitete të natyrave të ndryshme, jo vetëm për pushuesit në Green Coast, por për të gjithë turistët e Rivierës, si panairi i librit, aktivitete të artit pamor, poçerisë, aktivitete sportive, kinema verore dhe shumë të tjera që garantojnë argëtim për të gjitha moshat.

Ledina Elezi/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat