Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2024, 11:20

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në 3 vjet -  Por, bulmeti mbetet i shtrenjtë. Brenda vitit u rrit me 3.4%

Nga SCAN TV
Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në 3 vjet -

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti. INSTAT raporton se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit zbriti në 2.1% në qershor, nga 4.5% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet ndryshe nga më herët ku grupi “transporti” kontribuonte negativisht. Konkretisht, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”  kontribuoi me 0.72 pikë përqindje,  pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.42 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.27 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0.11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me 0.07 pikë përqindje. Ndërkohë që çmimet në  grupet si  “Shërbimi arsimor” me 0.06, “Transporti” me 0.05  dhe “Argëtim dhe kulturë” u rritën nga 0.04 pikë përqindje në 0.06 pikë përqindje.

‘’Scan Intel”ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi kanë ndryshuar çmimet në grupet kryesore. Sipas të dhënave vëmre se në krahasim me muajin qershor të një viti më parë   rritja më e madhe e çmimeve reflektohet  në kategorinë "Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë" me 3.7%. Kjo rritje pasohet nga grupet "Pije alkoolike dhe duhan" me 3.3% dhe "Veshje dhe këpucë" me 3.2%. Po ashtu, çmimet janë rritur me 2.2% për grupet "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji", "Hotele, kafene dhe restorante", dhe "Mallra dhe shërbime të ndryshme". "Shërbimi arsimor" shënoi një rritje prej 2.1%, ndërsa "Ushqime dhe pije joalkoolike" u rritën me 2%. Në grupin "Argëtim dhe kulturë" u vërejt një rritje prej 1.9%, dhe "Shëndeti" pati një rritje prej 1.7%. Ndërkohë, "Transporti" dhe "Komunikimi" kishin rritje më modeste, përkatësisht 0.9% dhe 0.1%.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nën-grupit "qumësht, djathë dhe vezë" u rritën me 3.4%, ndërsa nën-grupi "peshk" pati një rritje prej 3.3%. Po ashtu, çmimet e "sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira" u rritën me 2.9%, ndërsa "zarzavate përfshirë patatet" me 2.6%, dhe "mish" me 2.5%.

Armela Duka/SCAN

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Korrik

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë duke e nisur ditën pozitivisht në raport me dje. Euro është blerë sot me 99.8 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat