Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2024, 11:18

Grante për bizneset që ripërdorin mbetjet - Vendimi/ 2 milionë lekë për subjekt, kriteret për përfitim

Nga SCAN TV
Grante për bizneset që ripërdorin mbetjet - Vendimi/ 2

Bizneset në kryeqytet që përdorin praktika të qëndrueshme në drejtim të ripërdorimit të mbetjeve të tyre do të mbështeten financiarisht me grante.

Vlera e ndihmës shtetërore për vitin 2024 është 20 milionë lekë në formën e grantit të  drejtpërdrejtë nga fondet e miratuara për Bashkinë e Tiranës. Çdo përfitues do të mbështetet deri në  shumën 2 milionë lekë.

Plani i ndihmës i miratuar nga qeveria për Bashkinë e Tiranës ka si objektiv mbështetjen financiare për biznese me fokus ripërdorimin me një qasje të integruar dhe  gjithëpërfshirëse për të adresuar sfidat urgjente që  lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe praktikat e  konsumit të qëndrueshëm. Skema e ndihmës parashikon që të ofrojë mbështetje për biznese të ndryshme  që kryejnë veprimtari ekonomike në territorin e  administruar nga Bashkia Tiranë, të  promovojë adaptimin e praktikave të ripërdorimit  të produkteve si dhe të sigurojë financimin për fazat e para për  sipërmarrësit dhe qëndrueshmërinë e biznesit të  tyre.

Rritja e aftësive dhe ndërgjegjësimit të  popullatës dhe komuniteteve lokale në lidhje me  konceptet e ekonomisë qarkulluese; fuqizimi i femrave sipërmarrëse që do të vënë në zbatim metodat e ripërdorimit të produkteve  në qytetin e Tiranës;  identifikimi dhe pilotim i zgjidhjeve miqësore  me mjedisin, me fokus reduktimin e përdorimit të  materialeve njëpërdorimshe janë gjithashtu ndër qëllimet që synon të arrijë kjo mbështetje.

Plani i ndihmës do të zbatohet në  periudhën 2024– 2025 nga  Bashkia e Tiranës.

Ndihma do të jepet pasi Komisioni  Vlerësues i Mbështetjes Financiare (KVMF) do të  bëjë vlerësimin  e aplikimeve me pikë dhe  akordimin e granteve për llogari të biznese  përfituese.

Avantazh kanë ata përfitues, të cilët nuk do të mund ta kishin përfituar mbështetjen me grante në kushte normale të tregut.

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Korrik

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë duke e nisur ditën pozitivisht në raport me dje. Euro është blerë sot me 99.8 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat