3 mln euro programi UBT-BOKU, ristrukturim i thellë - Kapaj: Pas 3-4 vitesh studentë me diploma duale

Univeristeti Bujqësor i Tiranës po finalizon marrëveshjen me një nga univeristetet më të njohura, atë të Boku në Vjenë. Përfaqësues nga ky univeristet kanë ardhur në univeristetin Bujqësor të Tiranës, ku po përmbyllen dhe specifikohen detajet e kësaj marrëveshjeje. Ilir Kapaj, zëvendësrektor i UBT për SCAN tv ka folur për objektivat kryesorë pas përpjekje3 tre-vjeçare, ku ky universitet do t’i nënshtrohet një transformimi të thellë dhe ku do të ketë bashkim të disa programeve Bachelor dhe kërkmit shkencor.
"Presim ristrukturim total të funksionaliteteve të UBT, ofertës akademike, edukimit shkencor dhe të menaxhimit administrativ të universitetit. Një nga pritshmëritë që ne kemi pas implementimit të këtij projekti 3-vjeçar me BOKU të Vjenës, është pikërisht reduktimi i programit Bachelor. Për të diskutuar me të gjithë aktorët e përfshirë nga kjo ofertë akademike, pra tregun i cili pret të diplomuarit tanë për t'i punësuar, çfarë ata kërkojnë nga të diplomuarit tanë në terma të njohurive, kapaciteteve dhe aftësive që ata duhet të kenë" - thotë Kapaj.
Kjo marrëveshje sipas Kapaj pritet të sjellë rritjen e kërkesave të të rinjve shqiptarë, ndërkohë diplomat duale mund të konkretezohen pas 3-4 vitesh.
"Marrëdhëniet dhe kontaktet me BOKU, do të vazhdojnë më tej. Ne presim që në fund të këtij procesi, pas 3-4 vitesh të fillojmë me diplomat e para duale, krahas diplomave të tjera që kemi me disa universitet"- shton Kapaj.
Marrëveshja për transformimin e UBT mbështet me financim rreth 3 milionë Euro, ku qeveria shqiptare përmes programit të ndërkombëtarizimit ka marë peshën kryesore me 2/3 e buxhetit.
"Kemi financim prej rreth 3 milionë euro, nga të cilat 1 mln euro financohen nga qeveria austriake n.p.m universitetit të BOKU, ndërsa 2 mln euro financohet nga qeveria shqiptare, ku kjo e fundit ka marrë peshën kryesore duke ofruar 2/3 e buxhetit"- thekson zëvendësrektori Kapaj.
Boku i Vjenës, është universiteteti më i mirë sot në shkencat e jetës në Europë dhe më i rankuari në Botë.
Alida Lula /SCAN
Sondazh

SHBA, njerëzit marrin borxh për blerje në supermarket - Pasiguria ekonomike i bën të harrojnë politikën
Pasiguria ekonomike që po përjetojnë qytetarët amerikanë i ka bërë ata krejtësisht indiferentë ndaj politikës, ku shumë deklarojnë se në zgjedhjet e ardhshme......

Rajonalizimi i prodhimit, për çfarë shquhen qarqet në vend? - Shqipëria e ndarë në territore/ Nga perimet, arrorët deri tek vreshtat
Prodhimi bujqësor vendas ku më pak e ku më shumë ka shënuar rritje përgjatë vitit 2023. Por cilat kultura dominojnë në qarqe të caktuara dhe si është......

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në 3 vjet - Por, bulmeti mbetet i shtrenjtë. Brenda vitit u rrit me 3.4%
Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti. INSTAT raporton se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave......

Sistemi inovativ holandez i kujdesit për të moshuarit - Grupe të vogla vullnetarësh jetojnë së bashku me moshat e treta
Holanda ka një nga sistemet më të mira të kujdesit për të moshuarit në botë. Kostot janë të larta: vendi shpenzon më shumë për kujdes se shumica e vendeve të......

Grante për bizneset që ripërdorin mbetjet - Vendimi/ 2 milionë lekë për subjekt, kriteret për përfitim
Bizneset në kryeqytet që përdorin praktika të qëndrueshme në drejtim të ripërdorimit të mbetjeve të tyre do të mbështeten financiarisht me grante. Vlera e......

France, punimet ne minierën e litiumit nisin në 2028 - Qeveria e shpall projektin të interesit kombëtar
Një projekt për të hapur një minierë litiumi në Echassier është pjesë e strategjisë së Francës për t'u çliruar nga varësia nga importi i lëndëve të para të......

Në çfarë ‘investuan’ familjet shqiptare 12 vitet e fundit? - ‘Boom’ interneti, kondicionerësh, makinash e panelesh diellore
Të dhënat e CENSIT të fundit të popullsisë dhe banesave treguan se në Shqipëri jetojnë 755 mijë e 950 familje. Por në çfarë kushtesh jetojnë ato dhe në......

Vendi më i përballueshëm për emigrantët në 2024- Vietnami, më i përshtatshmi për financat personale
Për të katërtin vit radhazi, Vietnami është vendi më i përballueshëm në botë për emigrantët, duke u renditur i pari nga 53 destinacionet kur bëhet fjalë për......