Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2024, 11:21

Rajonalizimi i prodhimit, për çfarë shquhen qarqet në vend? - Shqipëria e ndarë në territore/ Nga perimet, arrorët deri tek vreshtat

Nga SCAN TV
Rajonalizimi i prodhimit, për çfarë shquhen qarqet në

Prodhimi bujqësor vendas ku më pak e ku më shumë  ka shënuar rritje përgjatë vitit 2023. Por cilat kultura dominojnë në qarqe të caktuara dhe si është rajonalizuar Shqipëria sipas prodhimit?

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se prodhimi i drithërave në vitin që lamë pas regjistrohet në 701 mijë ton, dhe qarku i Fierit ka nivelin më të lartë duke zënë një peshë rreth 25% në raport me totalin.  Ky qark prodhon rreth 176 mijë ton drithëra, ku përfshihen  gruri, misri, elbi, etj.

Në vitin 2023, prodhimi i patates regjistrohet në 274 mijë tonë, duke shënuar një rritje me 4,38 %, në krahasim me vitin 2022. Qarku  që kanë nivelin më të lartë të prodhimit të patates në vend është Korça me 68.4 mijë ton.

Ndërsa prodhimi i perimeve gjatë vitit që lamë pas ka arritur në nivelin e 1.3 milionë ton. Fieri është qarku që mban rekord për  prodhimit të perimeve me rreth  544 mijë ton.

Prodhimi i perimeve në serra përfaqëson 22,4 % të prodhimit gjithsej të perimeve,  ku Qarku me përqindjen më të lartë të prodhimit të perimeve në serra ndaj prodhimit të perimeve gjithsej është Berati me 69% . Përqindja më e ulët është shënuar në qarkun Gjirokastër

Prodhimi i drufrutorëve përfaqësohet nga prodhimi i pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe rrushi. Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore u arrit në qarkun e Korçës me afro 74 mijë ton.

Arrat dhe gështenjat zënë 82,11 % të prodhimit në grupin e pemëve frutore arrore. Niveli më i lartë i prodhimit të arrave në këtë grup shënohet në Qarkun e Dibrës me 2400 ton.

Prodhimi i agrumeve në vitin 2023 rezulton në 56.7 mijë ton.  Qarku i Vlorës ka nivelin më të lartë me rreth  63,1 % të prodhimit të agrumeve gjithsej.

Ullinjë dhe vreshtat dominojnë në qarkun e Fierit.  Rajonalizimi i prodhimit deri më tani është diktuar edhe nga kushtet klimatike të secilit rajon.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Korrik

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë duke e nisur ditën pozitivisht në raport me dje. Euro është blerë sot me 99.8 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat