Bumi i ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme rrisin PBB - Në tremujorin e parë të vitit, ekonomia u rrit me 3.63%

Ekonomia në vendin tonë përgjatë tremujorit të parë të këtij viti pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë të saj, megjithëse është rritur me ritme më të ngadalta krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023. Sipas INSTAT, ekonomia u rrit me 3.63% gjatë periudhës janar-mars të vitit aktual, nga 3.81% që ishte në tremujorin e fundit të vitit 2023. Nga ana tjetër, konsumi popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, reflektojnë një rritje të këtij treguesi me 3.7%.
Por cilat ishin degët që kontribuan në rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto në vendin tonë ?
Ndërtimi është dega që ka regjistruar kontributin më të lartë, ndërsa kontribuesi i dytë më i madh është administrata publike, e cila ndihmoi ekonominë përmes rritjes së pagave. Në vlerë nominale themi se “Ndërtimi” kontribuoi në rritjen e ekonomisë me 1.19 pikë përqindje, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 0.92 pikë përqindje,“Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me 0.76 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0.66 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me 0.36 pikë përqindje, dhe “Aktivitete profesionale e Shërbime administrative” me 0.32 pikë përqindje.
Ndërkohë, degët si “Informacioni dhe Komunikacioni” “Aktivitete Financiare “Arte, argëtim dhe çlodhje” dhe aktivitete të tjera shërbimi” dhanë një kontribut modest që varion nga 0.05 pikë përqindje në 0.06 pikë përqindje. Në të kundërt, kanë kontribuar negativisht grupet si “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me 0.31 pikë përqindje, “Industri, Energji dhe Uji” me 0.15 pikë përqindje.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi kanë ndryshuar degët kryesore të ekonomisë në harkun kohor të një viti. Shifrat tregojnë një trend rritës të degëve të ekonomisë me përjashtim të aktivitetit të “Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” i cili shënoi rënie prej 1.73%, dhe aktivitetit të “ Industrisë, Energjisë dhe Ujit” i cili shënoi rënie me 1.05% .
Në të kundërt, “Aktiviteti i Ndërtimit” shënoi rritje me 14.04%, i ndjekur nga grupi i aktiviteteve të “Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” me 7.71%. “Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme” ka shënuar një rritje prej 5.91%, grupi i “Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje 5.54%, grupi i aktiviteteve “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” pati një rritje prej 4.63%. Ndërsa kjo rritje ka qenë më e ngadaltë në sektorë si “Aktiviteti financiar dhe i Sigurimit”, “Informacioni dhe Komunikacioni”, si dhe “Arte, argëtim dhe çlodhje”. Në këto sektorë rritja ishte minimalisht 1.97% dhe maksimalisht 2.8%.
Armela Duka /SCAN
Sondazh

Si do të përmirësohet infrastruktura e Çelësave Publikë? - Projekti synon menaxhim të performancës deri te siguria e të dhënave sensitive
Infrastruktura e Çelësave Publikë, pritet të përmirësohet. Në këtë infrastrukturë përfshihen të gjithë organizatat, sistemet (harwëare dhe software),......

Sa mbetje të ngurta prodhojnë bizneset në vend? - Qytetarët dhe bizneset shqiptare prodhojnë afro 894 mijë ton mbetje në vit.
Ndonëse ndotësit më të mëdhenj në vend janë banorët, një peshë të konsiderueshme zënë edhe bizneset. Mbetje industriale të menaxhuara bashkë zënë 11,6 % të......

3 mln euro programi UBT-BOKU, ristrukturim i thellë - Kapaj: Pas 3-4 vitesh studentë me diploma duale
Univeristeti Bujqësor i Tiranës po finalizon marrëveshjen me një nga univeristetet më të njohura, atë të Boku në Vjenë. Përfaqësues nga ky univeristet kanë......

SHBA, njerëzit marrin borxh për blerje në supermarket - Pasiguria ekonomike i bën të harrojnë politikën
Pasiguria ekonomike që po përjetojnë qytetarët amerikanë i ka bërë ata krejtësisht indiferentë ndaj politikës, ku shumë deklarojnë se në zgjedhjet e ardhshme......

Rajonalizimi i prodhimit, për çfarë shquhen qarqet në vend? - Shqipëria e ndarë në territore/ Nga perimet, arrorët deri tek vreshtat
Prodhimi bujqësor vendas ku më pak e ku më shumë ka shënuar rritje përgjatë vitit 2023. Por cilat kultura dominojnë në qarqe të caktuara dhe si është......

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në 3 vjet - Por, bulmeti mbetet i shtrenjtë. Brenda vitit u rrit me 3.4%
Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti. INSTAT raporton se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave......

Sistemi inovativ holandez i kujdesit për të moshuarit - Grupe të vogla vullnetarësh jetojnë së bashku me moshat e treta
Holanda ka një nga sistemet më të mira të kujdesit për të moshuarit në botë. Kostot janë të larta: vendi shpenzon më shumë për kujdes se shumica e vendeve të......

Grante për bizneset që ripërdorin mbetjet - Vendimi/ 2 milionë lekë për subjekt, kriteret për përfitim
Bizneset në kryeqytet që përdorin praktika të qëndrueshme në drejtim të ripërdorimit të mbetjeve të tyre do të mbështeten financiarisht me grante. Vlera e......