Ndihma shtetërore arriti në 8.5 miliardë lekë në 2023-in - Raporti/ Shteti ofroi më tepër subvencione dhe lehtësira fiskale për ndërmarrjet

Shuma e ndihmës shtetërore të dhënë në Shqipëri për bizneset përgjatë vitit 2023 ishte 8.5 miliardë lekë ose vetëm 0,37% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas raportit vjetor të ndihmës shtetërore, kjo ndihmë është dhënë kryesisht për kërkim dhe zhvillim, por edhe për ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitete të lidhura me turizmin.
Që prej vitit 2019, ndihma shtetërore kushtuar ndërmarrjeve është rritur ndjeshëm, ku në një hark kohor prej 5 vitesh vërehet se ndihma totale kap vlerën 63 miliardë lekë.
Në vitin 2023 ndihma shtetërore horizontale në vlerë absolute është 5.2 miliardë, ndërsa ndihma shtetërore sektoriale ishte 3.2 miliard lekë. Rreth 73.55% e shumës së ndihmës horizontale i kushtohej kërkimit dhe zhvillimit, ndërsa në strukturën e ndihmës sektoriale për vitin 2023, peshën kryesore e zë ndihma për strukturat akomoduese me 75.69%.
Në ndihmën horizontale përfshihen ndihma për kërkim-zhvillim dhe inovacion, për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, punësim, kulturë dhe sport. Ndërkohë që përveç turizmit, ndihma shtetërore sektoriale përfshiu edhe mbështetje për infrastrukturën broadband, transportin dhe shërbimin publik.
Në totalin e ndihmës së dhënë për vitin 2023, vendin kryesor e zënë ndihmat horizontale, rreth 61.58%, ndërsa ndihma sektoriale përbën 38.42% të ndihmës gjithsej.
Ndihma shtetërore përfshin kryesisht subvencione, grante, garanci shtetëore, përjashtim nga taksat ose shtyrje e pagesës së tyre, rimbursim apo reduktim të shkallës tatimore. Në vitin 2023, ndihma shtetërore është dhënë kryesisht në formën e subvencioneve dhe lehtësirave fiskale. Në 76% të rasteve, instrumenti i përdorur më shumë nga shteti për të ndihmuar ndërmarrjet është përjashtimi nga taksat, shtyrja e taksave, ulja e normës së tyre dhe zbritje e kontributit në sigurimet shoqërore, ndërsa në 24% të rasteve të tjera janë dhënë subvencione dhe grante.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Bumi i ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme rrisin PBB - Në tremujorin e parë të vitit, ekonomia u rrit me 3.63%
Ekonomia në vendin tonë përgjatë tremujorit të parë të këtij viti pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë të......

Si do të përmirësohet infrastruktura e Çelësave Publikë? - Projekti synon menaxhim të performancës deri te siguria e të dhënave sensitive
Infrastruktura e Çelësave Publikë, pritet të përmirësohet. Në këtë infrastrukturë përfshihen të gjithë organizatat, sistemet (harwëare dhe software),......

Sa mbetje të ngurta prodhojnë bizneset në vend? - Qytetarët dhe bizneset shqiptare prodhojnë afro 894 mijë ton mbetje në vit.
Ndonëse ndotësit më të mëdhenj në vend janë banorët, një peshë të konsiderueshme zënë edhe bizneset. Mbetje industriale të menaxhuara bashkë zënë 11,6 % të......

3 mln euro programi UBT-BOKU, ristrukturim i thellë - Kapaj: Pas 3-4 vitesh studentë me diploma duale
Univeristeti Bujqësor i Tiranës po finalizon marrëveshjen me një nga univeristetet më të njohura, atë të Boku në Vjenë. Përfaqësues nga ky univeristet kanë......

SHBA, njerëzit marrin borxh për blerje në supermarket - Pasiguria ekonomike i bën të harrojnë politikën
Pasiguria ekonomike që po përjetojnë qytetarët amerikanë i ka bërë ata krejtësisht indiferentë ndaj politikës, ku shumë deklarojnë se në zgjedhjet e ardhshme......

Rajonalizimi i prodhimit, për çfarë shquhen qarqet në vend? - Shqipëria e ndarë në territore/ Nga perimet, arrorët deri tek vreshtat
Prodhimi bujqësor vendas ku më pak e ku më shumë ka shënuar rritje përgjatë vitit 2023. Por cilat kultura dominojnë në qarqe të caktuara dhe si është......

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në 3 vjet - Por, bulmeti mbetet i shtrenjtë. Brenda vitit u rrit me 3.4%
Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti. INSTAT raporton se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave......

Sistemi inovativ holandez i kujdesit për të moshuarit - Grupe të vogla vullnetarësh jetojnë së bashku me moshat e treta
Holanda ka një nga sistemet më të mira të kujdesit për të moshuarit në botë. Kostot janë të larta: vendi shpenzon më shumë për kujdes se shumica e vendeve të......