Bota Postuar më 10 Korrik 2024, 14:58

Microsoft në Kinë ia beson sigurinë iPhone të Apple - Të gjithë punonjësit e kompanisë do të duhet ta përdorin

Nga SCAN TV
Microsoft në Kinë ia beson sigurinë iPhone të Apple -

Dorina Kurtaj / SCAN

Korporata amerikane e teknologjisë Microsoft u ka thënë punonjësve të saj në Kinë se nga shtatori do të duhet të përdorin vetëm Apple iPhone për të hyrë në kompjuterë ose telefona të punës, sipas një memo të brendshme të kompanisë.

Sipas Bloomberg, punonjësit e Microsoft nuk do të jenë më në gjendje të përdorin pajisjet me sistemin operativ Android për qëllime biznesi dhe në vend të kësaj do të marrin një iPhone të ri 15.

Kompania dëshiron që të gjithë punonjësit e saj të përdorin fjalëkalime të Microsoft dhe aplikacionin Identity Pass. Arsyeja kryesore pas këtij vendimi ka të bëjë me shqetësimet për sigurinë e të dhënave.

Microsoft ka përforcuar sigurinë në të gjithë botën pasi u sulmua vazhdimisht nga hakerë të dyshuar nga vende të huaja si Rusia.

Zv/presidenti Ekzekutiv i Microsoft Charlie Bell njoftoi në maj se kompania do të zbatonte përditësimet më të mëdha të sigurisë në dy dekada.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat