Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2024, 12:43

Si po avancon Unaza e Madhe? - Tender 67 milionë lekë për rrjetin e ndriçimit

Nga SCAN TV
Si po avancon Unaza e Madhe? - Tender 67 milionë lekë për rrjetin

Diamila Leka/ SCAN

Unaza e jashtme e Tiranës, ose e quajtur Unaza e Madhe duket se po arrin gradualisht kompletimin e saj. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik ka çelur një tender me objekt “Materiale për rrjetin e ndriçimit Unaza e Madhe”.

Referuar dokumenteve të tenderit Njësia e Prokurimi vlerëson se kjo kontratë nuk mund të ndahet në lote për arsyet se është i njëjti lloj mallrash, pra me të njëjtën natyrë dhe se janë në funksion të njëra-tjetrës dhe nuk mund të instalohen të ndara. Tenderi ka si fond limit 67.227.080 lekë.

Projekti i unazës së Madhe fillo në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz.

Punimet në lotet 4, 5, 6 dhe 7, ku aktualisht po punohet kanë ecur me ritme të ndryshme, për shkak të procesit të shpronësimeve për banesat që preken nga projekti.

Tenderët për këto 4 lote, që përfshijnë pjesën veriore të Unazës së Madhe të Tiranës u hapën në gusht të vitit 2021.

Përfundimi i 4 loteve do të shënojë dhe bashkimin e tyre me segmentet e përfunduar tashmë, duke sjellë lehtësim të trafikut në kryeqytet. Ndërkohë punimet në të gjithë veprën pritet të mbyllen në fund të vitit.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Korrik

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 92.2 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 99.8 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat