Formula/ Si do shpërndahen paratë për bashkitë? - Njësitë që kanë “humbur” banorë do të marrin më pak

Elisabeta Dosku/ SCAN
Rënia e numrit të popullsisë në shumë bashki të Shqipërisë do të sjellë dhe një riformatim të transfertës së pakushtëzuar që jepet nga qeveria qendrore për pushtetin vendor, e cila llogaritet në bazë të numrit të banorëve.
Referuar strategjisë sektoriale të menaxhimit të financave publike 2023-2030, duke nisur nga fundi i këtij viti do të rishikohet dhe përditësohet formula e transfertave të pakushtëzuara për pushtetin vendor, duke përdorur të dhëna të reja të bazuara në regjistrimin e popullsisë.
Njëkohësisht synohet të rishikohet, miratohet dhe konsolidohet metodologjia për ndarjen e taksave personale me Njësitë e Qeverisjes Vendore, më qëllim përmirësimin e tyre financiar dhe nxitjen për të mbledhur më shumë taksa.
Nga ana tjetër ka nisur puna për zhvillimin dhe vendosjen e Sistemit të ri të Menaxhimit të Buxhetit Vendor (SMBV) për përgatitjen dhe monitorimin e buxhetit vendor.
Me këtë software të ri synohet të pajisen të gjitha bashkitë dhe ky proces do të kërkojë edhe ngritje të kapaciteteve dhe trajnim të stafit. Aktualisht bashkitë funksionojnë përmes taksave dhe tarifave që mbledhin si dhe granteve të qeverisë qendrore, të cilat janë në nivelin e 1 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shkojnë për përmbushjen e funksioneve të ndryshme në arsim, mjedis, shëndetësi, etj.
Sipas të dhënave të Censit2023, për shkak të fenomenit të emigrimit, bashkitë kanë humbur popullsi duke u tkurrur në mënyrë të ndjeshme. 14 nga 61 bashki kanë nën administrim një popullsisë prej më pak se 10 mijë banorësh, ndërsa 5 bashki kanë më pak se 5 mijë banorë, të tilla si Libohova, Këlcyra, Pusteci, Konsipoli, Fushë-Arrësi.
Më formulën që përdoret për transfetën e pakushtëzuar, fondet për bashkitë që kanë humbur banorë pritet të tkurren.
Sondazh

18 ankande bonosh dhe obligacionesh - Emetime të reja obligacionesh afatgjata në korrik dhe gusht
Në periudhën korrik-gusht dhe shtator do të zhvillohen 18 ankande bonosh dhe obligacionesh me një vlerë totale 74.5 miliardë lekë. Në konkretisht, gjatë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.2 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 99.8 lekë......

Trendi i ri turistik është “Coolcation” - Kërkon destinacione më të freskëta dhe temperatura nën 30 gradë Celsius
Dorina Kurtaj / SCAN Ngrohja globale, pasojë e krizës klimatike, sjell të dhëna të reja. Frekuenca dhe intensiteti i nxehtësisë ekstreme, sipas ekspertëve,......

Qumështi arrin “pikën e vlimit”, bie sasia për konsum - Më pak djathtë dhe gjalpë “Made in Albania” në treg për shqiptarët e turistët
Elisabeta Dosku/ SCAN Tashmë nuk është më çështje zgjedhjeje, nëse konsumatorët shqiptarë apo turistët e huaj preferojnë produkte vendi apo importi, pasi......

Nga 2025, anijet e peshkimit me sistem automatik identifikimi - Në proces 230 anije shqiptare, kostoja 1 mijë euro për pajisje
Duke nisur nga viti i ardhshëm ,anijet që përdoren për peshkim në Shqipëri do të duhet të instalojnë në bordin e tyre një sistem automatik identifikimi......

Microsoft në Kinë ia beson sigurinë iPhone të Apple - Të gjithë punonjësit e kompanisë do të duhet ta përdorin
Dorina Kurtaj / SCAN Korporata amerikane e teknologjisë Microsoft u ka thënë punonjësve të saj në Kinë se nga shtatori do të duhet të përdorin vetëm Apple......

Franca përballet me një krizë të menjëhershme financiare - Situatë kaotike pas zgjedhjeve dhe Lojërave Olimpike
Dorina Kurtaj / SCAN Ministri në largim i financave i Francës, Bruno Le Maire deklaroi se vendi po përballet me perspektivën e një 'krize të menjëhershme......

Çfarë e shkaktoi rënien drastike të euros? - Paratë e turistëve dhe emigrantëve “shkundin” kursin e këmbimit
Ledina Elezi/SCAN Ndonëse më të zbehta se një vit më parë, presionet mbiçmuese të lekut janë rishfaqur në tregun valutor, të nxitura nga rritja e ofertës......