Rritja e çmimit të energjisë për HEC-et - Shoqata kërkon aplikimin që nga janari, “rrëzohet” nga ERE

Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare e Energjive të Rinovueshme, mbi kohën e aplikimit të rritjes së çmimit me të cilin qeveria blen energjinë nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike.
Kërkesa erdhi pas vendimit të ERE-s, që parashikon se çmimi i rritur prej 10 lekë/kWh, nga 8.5 lekë/kWh që ishte përcaktuar më herët për vitin 2023, të aplikohej nga muaji shkurt, teksa shoqata kërkon që rritja të nisë që nga muaji janar. Ndryshimi në çmim erdhi pas një vendimi qeverie, që rriti nivelin maksimal të çmimit të llogaritur të blerjes së energjisë elektrike e që në atë kohë u argumentua me detyrimin e këtyre prodhuesve për të mos e eksportuar energjinë e prodhuar.
Çmimi vjetor i energjisë për hidrocentralet deri në 15 MW përcaktohet përmes një metodologjie që merr në konsideratë çmimin mesatar në bursën hungareze, bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme, në masën 1.2 dhe normën mesatare të këmbimit në euro/lekë për vitin e fundit. Gjithsesi, metodologjia përcakton një çmim makismal, që aktualisht është rritur me 1.5 lekë/kWh, duke e çuar në 10 lekë/kWh.
Normalisht, rritja e çmimit me të cilin qeveria e blen energjinë nga hidrocentralet e vegjël pasohet me efekte financiare në buxhetin e shtetin e shtetit, ndonëse këta të fundit përpara krizës energjetike argumentonin se energjia e importit kushtonte më shtrenjtë.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Nga 1 janari qymyri në Shqipëri do kushtojë më shtrenjtë - Pritet rritja me 0,5 lekë/kg e taksës së karbonit. Në vitin 2030 arrin 15,3 lekë/kg
Ndryshimet klimaterike dhe impakti negativ i tyre mbi klimën dhe mjedisin konsiderohen nga Bashkimi Europian dhe Organizatat e Kombeve të Bashkuara, ndër......

Zbardhet fatura e plotë e rindërtimit nga tërmeti - Mete: Do të alokojmë fonde edhe në vitin 2024
Buxheti i shtetit ka përballuar një kosto të lartë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e cila mesa duket do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Gjatë......

Ujëmbledhës i ri në Kaskadën e Devollit - Ndryshimet e koncesionit, Braçe: Të futen detyrime për veprat vaditëse të tokave bujqësore
Shoqëria “Devoll Hydropower” do kryejë studime shtesë për ndërtimin e një ujëmbledhësi me stacion pompimi, në pjesën e sipërme të lumit Devoll. Shtesa e......

“Përmbyset” renditja, Lezha kalon kryeqytetin - Depozitat në Tiranë u rritën me vetëm 1.7% në tremujorin e tretë të vitit
Banka e Shqipërisë ka përditësuar të dhënat e depozitave edhe sipas rretheve për tremujorin e tretë të vitit, që përkon pikërisht me fundin e muajit shtator......

Mali i Zi përparon në garën për anëtarësim në BE!
Kryeministri i betuar rishtazi i Malit të Zi, Milojko Spajiç, tha se vendi i tij ka "përparuar më tej" në rrugën për t'u bërë një anëtar i Bashkimit Europian......

Inflacioni i Eurozonës bie më shumë se sa pritej në tetor!
Inflacioni në eurozonë ra më shumë se sa pritej në 2.9% në tetor, sipas zyrës së statistikave të BE-së. Me periudhën e blerjeve të Krishtlindjeve vetëm disa......

Banka Botërore: Tre skenarët e mundshëm dhe çfarë sjellin për tregun e mallrave nëse lufta e Izrael-Hamas intensifikohet!
Çmimet e naftës mund të përballen me një tronditje dhe të rriten deri në 157 dollarë (147 euro) për fuçi nëse kriza e Lindjes së Mesme përshkallëzohet, ka......

Akti Normativ për Buxhetin 2023/ Mete: Synon të sigurojë stabilitetin makroekonomik të vendit!
Ministri i Ekonomisë, Ervin Mete, ka prezantuar sot Aktin Normativ për Buxhetin 2023 para Komisionit të Ekonomisë ku evidentoi se ky akt ka për qëllim rritjen......