Nga 1 janari qymyri në Shqipëri do kushtojë më shtrenjtë - Pritet rritja me 0,5 lekë/kg e taksës së karbonit. Në vitin 2030 arrin 15,3 lekë/kg
Ndryshimet klimaterike dhe impakti negativ i tyre mbi klimën dhe mjedisin konsiderohen nga Bashkimi Europian dhe Organizatat e Kombeve të Bashkuara, ndër sfidat kryesore në ditët e sotme. Këta organizma kanë hartuar politika detyruese dhe ndërmarrë angazhime për adresimin e sfidave, që lidhen me ndotjen e mjedisit dhe emetimin e gazrave në atmosferë.
Bashkimi Europian, më 10 maj 2023, ka miratuar një rregullore, që parashikon aplikimin e një mekanizmi të rregullimit të kufirit të karbonit duke përcaktuar taksimin e importeve drejt vendeve anëtare nga shtete që nuk aplikojnë, ose aplikojnë një taksë të ulët karboni në tregun e tyre të brendshëm krahasuar me nivelet e taksimit në vendet e Bashkimit Europian.
Në këtë kontekst, qeveria shqiptare ka dërguar për miratim në Kuvend një projektligj, që përcakton rritjen graduale të taksës së karbonit që nis nga 1 janari 2024 dhe përfundon në vitin 2030. Pjesë e industrive, për të cilat do të aplikohet kjo taksë janë edhe industritë si ajo e çimentos dhe e çelikut, të cilat zënë pjesën më të madhe të përdorimit të qymyrgurit në Shqipëri, si lëndë djegëse për aktivitetin e tyre. Për rrjedhojë, duke filluar nga viti 2026, eksportet drejt Bashkimit Europian të industrisë së çimentos, çelikut dhe industri të tjera, që çlirojnë karbon në natyrë gjatë procesit prodhues, do t’i nënshtrohen një detyrimi financiar të lartë për taksën e karbonit mbi qymyrin, me qëllim arritjen e kufirit minimal të taksimit të karbonit të çliruar në natyrë.
Meqenëse vendi ynë taksën e karbonit të qymyrit e aplikon në njësinë lekë/kg dhe jo mbi sasinë e karbonit të çliruar në atmosferë nga ky produkt, nëse kufirin minimal të taksimit të karbonit do ta përkthejmë në lekë/kg, rezulton se niveli minimal i taksës së karbonit mbi qymyrin duhet të jetë të paktën 15.3 lekë/kg qymyr nga 3 lekë/kg që është sot.
Ekspertët e Bankës Botërore sugjerojnë rritjen e taksës së karbonit mbi qymyrin, që aplikohet në Shqipëri, sipas një kalendari në terma afatgjatë, me qëllim unifikimin me nivelin minimal të taksimit të qymyrit në 15.3 lekë/kg, i cili korrespondon me kufirin më të ulët prej 60 USD/ton për kostot e ngrohjes globale. Ky propozim sugjerohet të fillojë që në vitin 2024, me qëllim edukimin gradual të tatimpaguesve me sfidat që priten në vitet në vazhdim, si dhe për një shpërndarje më të drejtë e jo të menjëhershme të kësaj barre fiskale.
Rritja me 0.5 lekë/kg e taksës së qymyrit vitin e ardhshëm, sipas analizave, rezulton se do të sjellë një rritje të kostos së plotë të prodhimit të çimentos me 0.5%. Por, duke pasur parasysh se aplikimi i taksave të karbonit do të jetë një fenomen global, rritje të kostove do të kenë të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë në rajon dhe në Europë.
Lidhur me të ardhurat shtesë nga kjo taksë, për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen nga taksa e karbonit mbi qymyrin rreth 170 milionë lekë, nga 300 milionë lekë që mblidhen aktualisht.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Zbardhet fatura e plotë e rindërtimit nga tërmeti - Mete: Do të alokojmë fonde edhe në vitin 2024
Buxheti i shtetit ka përballuar një kosto të lartë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e cila mesa duket do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Gjatë......

Ujëmbledhës i ri në Kaskadën e Devollit - Ndryshimet e koncesionit, Braçe: Të futen detyrime për veprat vaditëse të tokave bujqësore
Shoqëria “Devoll Hydropower” do kryejë studime shtesë për ndërtimin e një ujëmbledhësi me stacion pompimi, në pjesën e sipërme të lumit Devoll. Shtesa e......

“Përmbyset” renditja, Lezha kalon kryeqytetin - Depozitat në Tiranë u rritën me vetëm 1.7% në tremujorin e tretë të vitit
Banka e Shqipërisë ka përditësuar të dhënat e depozitave edhe sipas rretheve për tremujorin e tretë të vitit, që përkon pikërisht me fundin e muajit shtator......

Mali i Zi përparon në garën për anëtarësim në BE!
Kryeministri i betuar rishtazi i Malit të Zi, Milojko Spajiç, tha se vendi i tij ka "përparuar më tej" në rrugën për t'u bërë një anëtar i Bashkimit Europian......

Inflacioni i Eurozonës bie më shumë se sa pritej në tetor!
Inflacioni në eurozonë ra më shumë se sa pritej në 2.9% në tetor, sipas zyrës së statistikave të BE-së. Me periudhën e blerjeve të Krishtlindjeve vetëm disa......

Banka Botërore: Tre skenarët e mundshëm dhe çfarë sjellin për tregun e mallrave nëse lufta e Izrael-Hamas intensifikohet!
Çmimet e naftës mund të përballen me një tronditje dhe të rriten deri në 157 dollarë (147 euro) për fuçi nëse kriza e Lindjes së Mesme përshkallëzohet, ka......

Akti Normativ për Buxhetin 2023/ Mete: Synon të sigurojë stabilitetin makroekonomik të vendit!
Ministri i Ekonomisë, Ervin Mete, ka prezantuar sot Aktin Normativ për Buxhetin 2023 para Komisionit të Ekonomisë ku evidentoi se ky akt ka për qëllim rritjen......

Zgjidhet qeveria e re e në Malin e Zi - Milojko Spajiç bëhet kryeministri i ri i vendit
Parlamenti i Malit të Zi, ka zgjedhur sot qeverinë e kryeministrit Milojko Spajiç, pas seancës plenare që zgjati përgjatë gjithë natës. Qeveria e re e Malit......