Bota Postuar më 18 Maj 2022, 13:41

Rritet çmimi i naftës në bursa - Shpresë për zgjerimin e kërkesës pas rihapjes së Kinës

Nga SCAN TV

Çmimet e naftës janë rritur me shpresën se lehtësimi i masave kundër Covid 19 në Kinë do të rrisë kërkesën, por dhe në një moment që të dhënat e industrisë tregojnë tërheqje të naftës së përpunuar nga magazinat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nafta e papërpunuar Brent pësoi një rritje prej 23 cent ose 0.2%, duke shkuar në 112.16 dollarë për fuci, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit shkoi në 113.11 dollarë për fuci.

Autoritetet kineze Lejuan 864 institucione të Shangait që të rifillojnë punën, një ditë pas përmbushjes së objektivit të asnjë infektimi me Covid 19 për tre ditë radhazi, jashtë zonave të karantinës.

Sipas ekspertëve këto lajme pozitive nga Kina përbëjnë një pengesë për rritjen e kërkesës dhe të cmimeve, gjë që mund të jetë pozitive për prodhuesit për e dëmshme për ndjesinë e konsumatorit.

Por cmimet e naftës mund të jenë sërish nën presion pas zërave se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po lejojnë “Shevron Korp” të negociojë për licencën e naftës me prodhuesin kombëtar të Venezuelës, duke hequr përkohësisht embargon amerikane. Një situatë e tillë mund të shkaktojë një rritje të cmimit të naftës së papërpunuar në treg.

Dështimi i Bashkimit Europian për të bindur Hungarinë për të hequr veton e saj ndaj një embargoje të propozuar ndaj naftës ruse mund të rëndojë situatën gjithashtu, megjithëse disa diplomatë presin marrëveshje për një ndalim gradual të importit të naftës ruse, në një samit që do të zhvillohet në fund të muajit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat