Europa Postuar më 18 Maj 2022, 13:37

Furnizimi me gazin rus - Italia nis procedurat për të paguar në rubla!

Nga SCAN TV

Kolosi energjitik italian Eni do të vazhdojë të paguajë gazin rus në euro por njëkohësisht ka nisur procedurat për hapjen e dy llogarive, një në euro dhe një në rubla, në bankën Gazprom pa pranuar modifikime të njëanshme të kontratës ekzistuese.

Lajmi u konfirmua nga vetë kompania italiane në një deklaratë për mediat duke shpjeguar se hapja e llogarive bankare është e përkohshme dhe nuk paragjykon asnjë nga të drejtat kontraktuale të shoqërisë, të cilat parashikojnë përmbushjen e pagesave në euro.

Dy llogaritë bankare të emërtuara K, janë hapur në marrëveshje me institucionet italiane dhe në respekt të plotë të sanksioneve ndërkombëtare, në kuadër të një përplasjeje aktuale me “Gazprom Eksport” e cila do të marrë përsipër cdo shpenzim apo rrezik që lidhet me një mënyrë pagese të ndryshme nga ajo ekzistuese

ENI në mungesë të përgjigjeve të qarta dhe të plota nga ana e Gazprom Eksport, do i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar bazuar në ligjin suedez, si parashikohet dhe nga kontratat në fuqi, për të shuar dyshimet në lidhje me modifikimet kontraktuale që kërkohen si pagesë e procedurës së re të pagesës dhe trajtimit korrekt të shpenzimeve dhe rreziqeve.

Kolosi energjitik italian shpjegoi se autoritetet ruse dhe monopoli i gazit të Moskës konfirmuan se faturimi dhe pagesat e kryera nga ENI do të vazhdojnë të jenë në euro, si parashikohet dhe nga kontrata dhe se aktivitetet e konvertimit nga euro në rubla do të bëhen nga një agjent i posacëm në Bursën e Moskës, brenda 48 orësh nga akreditimi dhe pa përfshirjen e bankës qendrore ruse, e cila është objektiv sanksionesh si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Komisioni Europian ishte ndër të parët që reagoi duke thënë se hapja e një llogaria bankare në rubla shkel marrëveshjen e arritur mes vendeve anëtare duke përsëritur se Brukseli e konsideron të pamundur një praktikë të tillë/

Kjo sepse fillimisht duhet të jetë vendi anëtar që duhet të respektojë sanksionet dhe të kujdeset që dhe shoqëritë vendore të respektojnë një gjë të tillë. Sanksione, që sipas komisionit europian kanë një detyrim ligjor dhe në rast se nuk respektohen komisioni mund të nisë një procedurë për shkelje të rregullave. Zëdhënësi i Komisionit Europian theksoi disa herë se hapja e llogarive në rubla nuk lejohet.

ENI shpjegoi në deklaratën e saj për media se kompania ende po vlerëson situatën për sa i përket hapjes së dy llogarive për të përmbushur detyrimet dhe pagesat për furnizimin me gaz rus në gjysmën e dytë të muajit maj. Tensionet brenda bashkimit Europian po bllokojnë dhe negociatat për normat e reja mbi magazinimi e gazit. Nuk shërbyen për asgjë bisedimet gjatë natës së përfaqësuesve të Parlamentit europian dhe këshillit të BE-së për gjetjen e një marrëveshje mbi rregulloren që vendos detyrimin për mbushjen e depozitave europiane të gazit brenda vjeshtës

Sipas mediave për 90% të dosjeve ka një marrëveshje e vetmja pikë debati mbetet vendi nga vjen gazi. Parlamenti europian kërkon që rezervat e BE-së të mbushen kjo me gaz rus, presidenca franceze e BE bëri apel që të mos ngatërrohen sanksionet me rregulloren e tregut të brendshëm, duke paralajmëruar se një gjë e tillë do ia bënte shumë të lehtë Gazprom të ndërmerrte hapa ligjorë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat