Shqipëria Postuar më 18 Maj 2022, 13:08

146 milionë euro financim për bujqësinë - Rama: Hapet një rrugë më e gjerë mbështetje për agrobizneset!

Nga SCAN TV

Një financim prej 146 milionë euro do të shkojë për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve, me qëllim zgjerimin e tij. Bashkimi Europian ka miratuar buxhetin prej 122 milionë euro për programin IPARD 3, ndërsa 34 milionë euro vendosen në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Me këtë financim të tretë masiv të BE hapet një rrugë dhe më e gjerë për gjithë ata që do të ndjekin shembullin tuaj fantastik dhe natyrisht për të gjithë ju që do të doni të zhvilloni më tutje sipërmarrjen tuaj. Kjo që po ndodh është një risi e jashtëzakonshme në jetën rurale të vendit tonë e cila u vonua në fakt për shumë e shumë vite”, u shpreh Rama.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bëri me dije se përmes këtij programi po ecet drejt akreditimit për 9 masa financimi duke e zhvilluar më tej këtë program në përputhje me objektivat e  qeverisë për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme.

“Buxheti prej 146 milion Euro i IPARD III përpos katër masave ekzistuese të investimeve në fermë, agropërpunim, diversifikim të fermës dhe asistencë teknike do të financojë dhe 5 masa të reja të cilat ndihmojnë Shqipërinë të përmbushë angazhimin e marrë në deklaratën e Sofjes për Axhendën e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor”, tha Krifca.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat