France 24: Nëndetësja shqiptare e kohës sovjetike pret fatin e saj, duke refuzuar të fundoset!
Fati i nëndetëses së Luftës së Ftohtë në bazën e Pashalimanit nga ku Moska dikur shpresonte të kontrollonte Mesdheun varet në ‘peshore’ pasi autoritetet mbeten të pavendosura se çfarë të bëjnë me tw shkruan media e njohur franceze France 24. Sipas artikullit dhe dëshmitarëve të intervistuar nëse nëndetësja nuk nxirret së shpejti nga deti, ‘rrezikon të zhytet në fund dhe e gjithë historia e saj bashkë me të’.
Anija ishte pjesë e të ashtuquajturit Projekti 613 i përbërë nga nëndetëset e para që Bashkimi Sovjetik ndërtoi pas Luftës së Dytë Botërore.
Në artikull theksohet se nëndetësja është e vetmja e mbetur nga 12 që Moska vendosi në bazën e Pashalimanit në Gjirin e Vlorës në fund të viteve 1950, kur Shqipëria dhe BRSS ishin ende aleatë të ngushtë. “Por diktatori komunist paranojak i Shqipërisë Enver Hoxha përfundimisht ndërpreu lidhjet e ngushta me BRSS, duke akuzuar Moskën për devijime nga marksizmi i vërtetë. Kjo i ndërlikoi gjërat për ekuipazhet e përziera shqiptaro-ruse të nëndetëseve”, shkruhet në artikull.
Sipas France 24 në vitin 1997 pothuajse një dekadë pas rënies së komunizmit, ndërsa trazirat përfshiu Shqipërinë pasi u shembën disa skema false të kursimeve, baza u plaçkit dhe nëndetëseve iu hoqën armët, motorët dhe madje edhe shtretërit e marinarëve.
“Autoritetet çmontuan tre nga katër nëndetëset e mbetura dhe i shitën për metal në vitin 2009. Vetëm një mbijetoi, falë literaturës pasi shkrimtari më i famshëm shqiptar Ismail Kadare krijoi romanin e tij të vitit 1973 "Dimri i vetmisë së madhe", për shkëputjen midis Moskës dhe Tiranës, i caktoi nëndetëses në mënyrë arbitrare numrin 105. Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

BE e gatshme të mbrojë Finlandën dhe Suedinë në rast të sulmit rus pas aplikimit për anëtarësim në NATO!
BE-ja është e gatshme të mbrojë Finlandën dhe Suedinë në rast të një sulmi rus, edhe pse ajo ende po pret të bashkohet me NATO-n, sipas shefit të politikës së......

BE-ja kërcënon Britaninë pas lëvizjeve për të ndryshuar rregullat e tregtisë post Brexit!
BE-ja ka kërcënuar se do të përdorë "të gjitha masat që ka në dispozicion" pasi Mbretëria e Bashkuar sinjalizoi se do të prezantonte legjislacionin për të......

A duhet të mbani ende maska në avionë në Europë? Është e komplikuar / 13 vendet ku janë ende të detyrueshme
Maskat e fytyrës nuk nevojiten më në avionë sipas Bashkimit Evropian, pasi udhëzimi zyrtar ndryshoi në 16 maj. Por ndërsa fluturimet pa maska janë......

Nafta Brent tregtohet në rreth 112 dollarë - SHBA po negocion me Venezuelën për të blerë naftë!
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm dhe një mbështetje po e gjen nga shpresat se kërkesa do të rimëkëmbet ndjeshëm në Kinë, pasi......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët, në fokusuar te fitimet e korporatave dhe te lufta në Ukrainë
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke ndjekur tendencën po në rritje të tregjeve globale. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka......

Euro ngjitet në mbi 1.05 dollarë - Powell: Do të rrisim normat e interesit derisa inflacioni të ngadalësohet!
Euro po qëndron në rënie të lehtë përballë dollarit amerikan gjatë sesionit të sotëm, por megjithatë tregtohet mbi nivelin teknik të 1.05 dollarëve.......

Kush është Elisabeth Borne, kryeministrja e re e Francës?!
Presidenti francez Emmanuel Macron emëroi si kryeministre ministren e Punës, Elisabeth Borne. Është hera e dytë që një grua merr këtë post, dhe Borne do të......

Forcohen Franga zvicerane dhe Dollari amerikan ndërsa Euro qëndron konstant!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje ka regjistruar një rritje të lehtë vlerës teksa blihet sot me 113.9 lekë dhe shitet me......