Nafta Brent tregtohet në rreth 112 dollarë - SHBA po negocion me Venezuelën për të blerë naftë!
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm dhe një mbështetje po e gjen nga shpresat se kërkesa do të rimëkëmbet ndjeshëm në Kinë, pasi autoritetet të heqin masat kufizuese të Covid-19.
Dy bençmarkët kryesorë po tregtohet lehtë mbi nivelin e 112 dollarëve për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar aziatik humbën rreth 2 dollarë. Referuar të dhënave në SHBA, nga Instituti Amerikan i Naftës rezervat e naftës bruto dhe të benzinës shënuan rënie gjatë javës së kaluar. Gjithsesi, investitorët po presin të dhënat zyrtare nga administrata amerikane, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë, prodhimi në Rusi ra me rreth 9% gjatë muajit prill, dhe vendi, që është pjesë e grupit të OPEC+, prodhoi shumë më pak se niveleve të kërkuara nga marrëveshja me kartelin. Ndërkohë, sipas raportimeve, qeveria amerikane do të lejojë kompaninë Chevron të negociojë licencat e naftës me kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë, për të hequr përkohësisht sanksionet.
Në Europë, ndërkohë, Bashkimi Europian dështoi të bindë Hungarinë për të hequr veton ndaj embargos të propozuar ndaj naftës ruse. Por, disa analistë shprehen se do të jetë samiti i 30 dhe 31 majit, i cili do të jetë vendimtar në arritjen e një marrëveshje.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët, në fokusuar te fitimet e korporatave dhe te lufta në Ukrainë
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke ndjekur tendencën po në rritje të tregjeve globale. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka......

Euro ngjitet në mbi 1.05 dollarë - Powell: Do të rrisim normat e interesit derisa inflacioni të ngadalësohet!
Euro po qëndron në rënie të lehtë përballë dollarit amerikan gjatë sesionit të sotëm, por megjithatë tregtohet mbi nivelin teknik të 1.05 dollarëve.......

Kush është Elisabeth Borne, kryeministrja e re e Francës?!
Presidenti francez Emmanuel Macron emëroi si kryeministre ministren e Punës, Elisabeth Borne. Është hera e dytë që një grua merr këtë post, dhe Borne do të......

Forcohen Franga zvicerane dhe Dollari amerikan ndërsa Euro qëndron konstant!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje ka regjistruar një rritje të lehtë vlerës teksa blihet sot me 113.9 lekë dhe shitet me......

Studim i ri: Metaverse mund të shtojë 3 trilion dollarë në ekonominë globale brenda një dekade
Metaverse mund të kontribuojë me 3 trilion dollarë në PBB-në globale brenda një dekade, nëse evoluon në të njëjtën mënyrë që teknologjia celulare ka për sa i......

Tender për ankesat e bizneseve për tenderat! Zgjerohet sistemi dhe përfshihen proceset e brendshme administrative
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender me fond limit 25 milionë lekë për përmirësimin e zgjerimin e sistemit të ankesave për......

Kamerat e bizneseve dhe individëve do të përdoren nga Policia e Shtetit. Tenderi/ Krijohet harta digjitale në rang kombëtar. Aksesi, vetëm nga një grup i caktuar
Në mbarë vendin, prej vitesh kanë nisur të instalohen kamera në rrugët kryesore me qëllim ruajtjen e sigurisë publike. Po ashtu, janë dhe shumë biznese e......

Ibrahimaj në takimin e OECD: Digjitalizimi i shërbimeve publike, minimizoi efektet negative të pandemisë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka marr pjesë në konferencën e nivelit të lartë mbi Evropën Juglindore me temë “Zhvillimi i kapitalit......