Shqipëria Postuar më 18 Maj 2022, 12:01

AKEP: ONE-Albtelecom mund të shkrihen - Bushati: Do dëmtojë konkurrencën. Frashëri: Po monitorojmë situatën, do merren masa!

Nga SCAN TV

Raportimi vjetor i AKEP në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ka shkaktuar debate lidhur me blerjen e paketës kontrolluese të aksioneve të kompanisë ONE nga e njëjta shoqëri hungareze që zotëron edhe Albtelecom.

Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati kërkoi të dinte përse ky transaksion nuk ishte përfshirë në raportin vjetor të punës së AKEP, ndërkohë që paralajmëroi se shkrirja e tyre sjell me vete rrezikun e kufizimit të konkurrencës.

Kreu i AKEP, Tomi Frashëri, shpjegoi se nisja e procesit të shitjes ka filluar në dhjetor të vitit 2021, shkak për të cilin ishte e pamundur të përfshihej në raport. Ai shtoi se AKEP I është drejtuar Autoritetit të Konkurrencës për një vlerësim mbi transferimet e aksioneve.

Ai shtoi se gjithashtu se AKEP po ndjek me shumë vëmendje procesin, dhe se po konsultohet me partnerët e BE, lidhur me hapat që duhet të ndërmarrë nëse do të ketë shkrije mes dy operatorëve, gjë që do të sillte për pasojë nevojën për ndryshime në bllokun e frekuencave.

Deputetët e opozitës kanë shprehur kritika për AKEP lidhur me mungesën e mbulimit me shërbim internet të zonave rurale.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat