“Rifuqizohet” dollari amerikan - Efektet e premtimeve të Rezervës Federalë për luftën ndaj inflacionit
Dollari amerikan shënon një rikthim këtë të mërkurë, një ditë pas humbjes së tij më të madhe ditore në më shumë se dy muaj. Kjo menjëherë pasi kreu i Rezervës Federale Jerome Powell u tregua shumë i prerë teksa tregoi mënyrat se si banka qendrore amerikane do të luftojë për të inflacionin në rritje. Powell premtoi se rritja e normave të interesit do të jetë aq e lartë deri sa të jetë e nevojshme, duke përfshirë rritjen mbi nivelin e neutralitetit, kjo për të vrarë një rritje të inflacionit që kërcënon themelin e ekonomisë.
Norma neutrale është niveli në të cilin aktiviteti ekonomik nuk është as i simuluar dhe as i kufizuar. Ekspertët shprehen se është një lëvizje e duhur për tregim fakti që Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit, ndoshta me një ritëm shumë të përshpejtuar, në mënyrë që të rifitojë besueshmërinë në frontin e inflacionit. I etiketuar si “skifteri federal” ky plan i rezervës federale ka bërë që atmosfera të jetë më optimiste në bursa e tregje.
Mëngjesin e së mërkurës indeksi i dollarit amerikan u rrit me 0.3% pra në 103.59. Euro ra 0.3%, duke përmbysur një rritje të mëparshme në nivelin më të lartë të një jave, një ditë pasi një nga anëtarët e Bankës Qendrore Europiane bëri të ditur se një rritje e normës bazë me 50 pikë në korrik do të ishte diçka e mundur nëse inflacioni zgjerohet. Por analistët vënë në dukje se pikëpamja e tij nuk pasqyronte domosdoshmërish këndvështrimin e shumicës në bordin e BQE.
Paundi ra me 0.7% ndërsa të dhënat tregojnë se inflacioni britanik u rrit 9% muajin e kaluar në normën e tij më të lartë vjetore që nga viti 1982, duke ushtruar presion mbi politikë bërësit për të ndihmuar familjet që përballen me një krizë të përkeqësuar të kostos së jetesës. Dollari australian ra 0.3% pasi rritja e pagave australiane u rrit me vetëm një fraksion tremujorin e kaluar, duke i bërë investitorët të zvogëlojnë pritshmëritë për rritje më të mëdha të normave të interesit.
Shifrat nga Byroja Australiane e Statistikave treguan se indeksi i çmimit të pagave u rrit 0.7% në javën e parë të marsit, duke mos arritur parashikimet për një rritje prej 0.8%. Jeni u rrit me 0.1% ndërsa tregjet e kriptomonedhave ishin mjaft të qeta pas kaosit të javës së kaluar.
SCAN
Sondazh

Mbi 200 diga dhe barriera u hoqën në të gjithë lumenjtë europian në 2021 - Mali i Zi i pari në rajon
Lumenjtë në Evropë janë të ndarë nga mbi një milion diga dhe barriera, shumë prej të cilave janë të vjetruara ose jashtë përdorimit. Më shumë se 200 diga u......

Aksidentet me rënie edhe në prill/ Regjistrohen 11.5% më pak. Durrësi, Kukësi dhe Vlora të vetmet me rritje!
Edhe muaji prill ashtu si tremujori i parë i vitit 2022, sinjalizon rënie të numrit të aksidenteve me 11.5%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021. Në......

“Tenderët, rrezik i lartë korrupsioni” - Raporti: Keqmenaxhim i fondeve publike, me risk edhe shëndetësia e arsimi!
Prokurimet publike janë një prej sektorëve me rrezikshmëri të lartë në drejtim të korrupsionit. Sipas raportit mbi ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe......

146 milionë euro financim për bujqësinë - Rama: Hapet një rrugë më e gjerë mbështetje për agrobizneset!
Një financim prej 146 milionë euro do të shkojë për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve, me qëllim zgjerimin e......

Tenderi për rrjetin 5G, brenda shtatorit - Frashëri: Nëse do të ketë oferta, do jemi të gatshëm. Po vlerësojmë kushtet
Duket se kalimi te teknologjia 5G është fare pranë. Kreu i AKEP Tomi Frashëri tha të mërkurën se në muajin qershor transferohet nën administrimit e Autoritetit......

AKEP: ONE-Albtelecom mund të shkrihen - Bushati: Do dëmtojë konkurrencën. Frashëri: Po monitorojmë situatën, do merren masa!
Raportimi vjetor i AKEP në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ka shkaktuar debate lidhur me blerjen e paketës kontrolluese të aksioneve të......

OKB: Shenjat jetike të ndryshimit të klimës thyen të gjitha rekordet e mëparshme në 2021!
Katër nga treguesit kryesorë për ndryshimin e klimës kanë thyer rekorde edhe një herë pas evidencave të frikshme për mungesën e përpjekjeve për të kufizuar......

France 24: Nëndetësja shqiptare e kohës sovjetike pret fatin e saj, duke refuzuar të fundoset!
Fati i nëndetëses së Luftës së Ftohtë në bazën e Pashalimanit nga ku Moska dikur shpresonte të kontrollonte Mesdheun varet në ‘peshore’ pasi autoritetet mbeten......