Shqipëria Postuar më 18 Maj 2022, 13:13

Aksidentet me rënie edhe në prill/ Regjistrohen 11.5% më pak. Durrësi, Kukësi dhe Vlora të vetmet me rritje!

Nga SCAN TV

Edhe muaji prill ashtu si tremujori i parë i vitit 2022, sinjalizon rënie të numrit të aksidenteve me 11.5%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021. Në vlerë absolute, gjatë prillit janë regjistruar 92 aksidente nga 104 që regjistroheshin në prillin e vitit të kaluar. Po ashtu, rënie regjistrohet edhe nëse do ta krahasonim me muajin mars të po këtij viti, ku numëroheshin 101 aksidente. Edhe në terma katërmujorësh përsëri vërehet një rënie e numrit të aksidenteve rrugore, me 11.7%.

Të dhënat paraqiten pozitive edhe për numrin e të aksidentuarve, ku përfshihen të vrarë dhe të plagosur, për prillin e këtij viti. Përgjatë kësaj periudhe, numri i personave të aksidentuar është 132 persona nga 145 që janë numëruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, rënie kemi edhe përgjatë katërmujorit të parë të këtij viti ku numri i të aksidentuarve është 524 persona nga 563 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më konkretisht, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona, nga 12 persona të vdekur në prill të vitit 2021. Megjithatë, duke marrë në konsideratë se muaji prill i vitit 2021 ishte akoma nën efektin e masave kufizuese, panorama e muajit prill të këtij paraqitet mjaft pozitive sa i përket treguesve të mësipërm....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat