Rezerva federale: Do “vrasim” inflacionin. Normat e interesit do të rriten aq sa do të duhet!
Kreu i Rezervës Federale Jerome Powell deklaroi se Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të rrisë normat e interesit aq sa do të duhet për të bllokuar rritjen e inflacionit që sipas tij po kërcënon themelet e ekonomisë amerikane.
Në një intervistë për Wall Street Journal Powell u shpreh se është e domosdoshme të shihet se inflacioni po ulet, dhe do të vazhdohet të punohet për këtë objektiv. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë duhen marrë parasysh masa dhe më agresive për të ashpërsuar kushtet financiare.
Sipas tij arritja e qëndrueshmërisë së cmimeve, rivendosja e saj është një nevojë e domosdoshme. Kjo sepse ekonomia në të kundërt nuk do të funksiononte për të punësuarit, bizneset apo për këdo tjetër, nëse nuk do të kishte një qëndrueshmëri cmimesh. Kjo e fundit është pikërisht themeli i ekonomisë.
Duke pranuar pasojat e dhimbshme që mund të shkaktojë kontrolli i informacionit për sa i përket rritjes së ngadaltë ekonomike apo rritjes së nivelit të papunësisë, Powell u shpreh se ka ende një rrugëdalje për ngadalësimin e ritmit të rritjes së cmimeve, pa përjetuar një recesion të plotë.
Por dhe nëse inflacioni nuk ulet, Powell tha se Rezerva federale nuk do të tërhiqet nga rritja e normave të interesit, deri sa të arrihet objektivi. Ky i fundit do të arrihet dhe nëse kjo përfshin tejkalimin e niveleve të neutralitetit. Powell i referohet në këtë pikë shkallës në të cilën aktiviteti ekonomik as stimulohet por as kufizohet. Ai theksoi se do punohet deri sa të shihet se kushtet financiare janë në gjendjen e duhur dhe inflacioni ulet.
Rezerva Federale e ka rritur normën e saj të interesit duke ndjekur politikën e tre të katërtave rë një pikë përqindjeje këtë vit dhe është në rrugën e duhur për ta rritur përsëri atë me sgjysëm përqindje në muajin qershor dhe korrik. Normat e interesit të tregut për bonot e thesarit, hipotekat 30 vjecare dhe format e tjera të borxhit kanë pësuar një rritje shumë të shpejtë si pasojë e kufizimeve financiare për shkak të veprimeve që do të ndërmerren nga Rezerva federale.
Se sa do të rriten normat e interesit të bankës qendrore, ose brenda sa kohe, do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen ekonomia dhe inflacioni. Kjo është një situatë që sipas Powell rezerva Federale do e analizojë dhe vlerësojë mbledhje pas mbledhje, të dhënë pas të dhëne.
SCAN
Sondazh

“Rifuqizohet” dollari amerikan - Efektet e premtimeve të Rezervës Federalë për luftën ndaj inflacionit
Dollari amerikan shënon një rikthim këtë të mërkurë, një ditë pas humbjes së tij më të madhe ditore në më shumë se dy muaj. Kjo menjëherë pasi kreu i Rezervës......

Mbi 200 diga dhe barriera u hoqën në të gjithë lumenjtë europian në 2021 - Mali i Zi i pari në rajon
Lumenjtë në Evropë janë të ndarë nga mbi një milion diga dhe barriera, shumë prej të cilave janë të vjetruara ose jashtë përdorimit. Më shumë se 200 diga u......

Aksidentet me rënie edhe në prill/ Regjistrohen 11.5% më pak. Durrësi, Kukësi dhe Vlora të vetmet me rritje!
Edhe muaji prill ashtu si tremujori i parë i vitit 2022, sinjalizon rënie të numrit të aksidenteve me 11.5%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021. Në......

“Tenderët, rrezik i lartë korrupsioni” - Raporti: Keqmenaxhim i fondeve publike, me risk edhe shëndetësia e arsimi!
Prokurimet publike janë një prej sektorëve me rrezikshmëri të lartë në drejtim të korrupsionit. Sipas raportit mbi ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe......

146 milionë euro financim për bujqësinë - Rama: Hapet një rrugë më e gjerë mbështetje për agrobizneset!
Një financim prej 146 milionë euro do të shkojë për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve, me qëllim zgjerimin e......

Tenderi për rrjetin 5G, brenda shtatorit - Frashëri: Nëse do të ketë oferta, do jemi të gatshëm. Po vlerësojmë kushtet
Duket se kalimi te teknologjia 5G është fare pranë. Kreu i AKEP Tomi Frashëri tha të mërkurën se në muajin qershor transferohet nën administrimit e Autoritetit......

AKEP: ONE-Albtelecom mund të shkrihen - Bushati: Do dëmtojë konkurrencën. Frashëri: Po monitorojmë situatën, do merren masa!
Raportimi vjetor i AKEP në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ka shkaktuar debate lidhur me blerjen e paketës kontrolluese të aksioneve të......

OKB: Shenjat jetike të ndryshimit të klimës thyen të gjitha rekordet e mëparshme në 2021!
Katër nga treguesit kryesorë për ndryshimin e klimës kanë thyer rekorde edhe një herë pas evidencave të frikshme për mungesën e përpjekjeve për të kufizuar......