“Hiqni pengesat për energjinë e gjelbër” - Guterres: Duhet një koalicion global në mbrojtje të klimës!
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri apel për krijimin e një koalicioni global për të përshpejtuar vendosjen e teknologjisë së baterive, duke i kërkuar vendeve që të lehtësojnë kufizimet për pronën intelektuale në mënyrë që të shpejtohet tranzicioni nga lëndët djegëse fosile dhe të luftohen ndryshimet klimatike.
Apeli i tij vjen në një moment që Organizata Botërore e Meteorologjisë publikoi raportin e saj vjetor, sipas të cilit katër tregues të rëndësishëm për ndryshimet klimatike, kanë shënuar rekorde të reja në vitin 2021. Këto tregues janë përqendrimet e gazit serrë, rritja e nivelit të detit, nxehtësia e oqeanit dhe acidifikimi
Guterres i cilësoi përfundimet e raportit në fjalë si një dështim në përpjekjet për të ndaluar ndryshimet klimatike dhe theksoi pesë pika ku qeveritë duhet të përqendrohen për të shënuar një kthesë të rëndësishme në tranzicionin energjitik.
Sipas tij sistemi global i energjisë është prishur dhe po afron njerëzimin gjithnjë e më shumë tek një katastrofë klimatike. Ai shtoi se ndërkohë që kostot e teknologjive të rinovueshme si energjia e erës dhe ajo diellore kanë shënuar rënie domethënëse, nga ana tjetër janë ngritur barriera të larta për arritjen e objektivave.
Guterres i bëri apel vendeve prodhuese, firmave teknologjike dhe financuesve të mundshëm që të bashkojnë forcat për të përshpejtuar vendosjen e baterive të cilat ai tha ishin një e mirë e përbashkët që nuk duhej frenuar nga kufizimet për pronën intelektuale.
Guterres kërkoi një koordinim ndërkombëtar për të shtuar dhe ndryshuar zinxhirët e furnizimit për teknologjinë e energjisë së rinovueshme dhe lëndët e para të cilat aktualisht përqendrohen në një numër të vogël vendesh.
Diplomati i lartë i OKB-së u kërkoi gjithashtu vendeve të përshpejtojnë procesin e dhënies së lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme dhe përsëriti kërkesën për qeveritë që të eliminojnë subvencionet e karburanteve fosile.
Për t'u dhënë vendeve në zhvillim më shumë qasje në energjinë e rinovueshme për të fuqizuar popullsinë e tyre në rritje, Guterres gjithashtu bëri thirrje që bankat private dhe ato të zhvillimit të trefishojnë investimet në burimet e rinovueshme në 4 trilion dollarë në vit dhe të ndihmojnë vendet e varfra me kosto fillestare të lidhura me energjinë e erës dhe atë diellore.
SCAN
Sondazh

Furnizimi me gazin rus - Italia nis procedurat për të paguar në rubla!
Kolosi energjitik italian Eni do të vazhdojë të paguajë gazin rus në euro por njëkohësisht ka nisur procedurat për hapjen e dy llogarive, një në euro dhe një......

Rezerva federale: Do “vrasim” inflacionin. Normat e interesit do të rriten aq sa do të duhet!
Kreu i Rezervës Federale Jerome Powell deklaroi se Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të rrisë normat e interesit aq sa do të duhet për të......

“Rifuqizohet” dollari amerikan - Efektet e premtimeve të Rezervës Federalë për luftën ndaj inflacionit
Dollari amerikan shënon një rikthim këtë të mërkurë, një ditë pas humbjes së tij më të madhe ditore në më shumë se dy muaj. Kjo menjëherë pasi kreu i Rezervës......

Mbi 200 diga dhe barriera u hoqën në të gjithë lumenjtë europian në 2021 - Mali i Zi i pari në rajon
Lumenjtë në Evropë janë të ndarë nga mbi një milion diga dhe barriera, shumë prej të cilave janë të vjetruara ose jashtë përdorimit. Më shumë se 200 diga u......

Aksidentet me rënie edhe në prill/ Regjistrohen 11.5% më pak. Durrësi, Kukësi dhe Vlora të vetmet me rritje!
Edhe muaji prill ashtu si tremujori i parë i vitit 2022, sinjalizon rënie të numrit të aksidenteve me 11.5%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021. Në......

“Tenderët, rrezik i lartë korrupsioni” - Raporti: Keqmenaxhim i fondeve publike, me risk edhe shëndetësia e arsimi!
Prokurimet publike janë një prej sektorëve me rrezikshmëri të lartë në drejtim të korrupsionit. Sipas raportit mbi ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe......

146 milionë euro financim për bujqësinë - Rama: Hapet një rrugë më e gjerë mbështetje për agrobizneset!
Një financim prej 146 milionë euro do të shkojë për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve, me qëllim zgjerimin e......

Tenderi për rrjetin 5G, brenda shtatorit - Frashëri: Nëse do të ketë oferta, do jemi të gatshëm. Po vlerësojmë kushtet
Duket se kalimi te teknologjia 5G është fare pranë. Kreu i AKEP Tomi Frashëri tha të mërkurën se në muajin qershor transferohet nën administrimit e Autoritetit......