Europa Postuar më 18 Maj 2022, 13:40

Inflacioni në eurozonë arrin në 7.4% - Pavarësisht uljes së lehtë, mbetet në nivel rekord

Nga SCAN TV

Inflacioni në zonën euro mbeti  qëndrueshëm në një nivel rekord prej 7.4% në muajin prill, si pasojë e rritjes së cmimeve të karburanteve  dhe ushqimeve, ndonëse fillimisht ishte parashikuar të shkonte deri në 7.5%. Inflacioni është rritur gjatë vitit të kaluar, fillimisht si pasojë e vështirësive në sektorin e furnizimit pas pandemisë së COVID-19 dhe më vonë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kjo e fundit ka rritur cmimet e cdo produkti duke filluar që nga lënda e parë e deri tek mallrat e gatshme industriale. Presioni ndaj cmimeve aktualisht është gjithëpërfshirës aq sa dhe inflacioni themelor, që filtron cmimet e paqëndrueshme të ushqimit dhe karburanteve është mbi objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Europiane, duke lënë të kuptohet se rritja e lartë e cmimeve mund të rrënjoset në ekonomitë e vendeve

Inflacioni, pa përfshirë energjinë elektrike dhe produktet ushqimore u rrit me 3.9% në prill nga 3.2% në muajin mars, ndërsa një masë edhe më e ngushtë që filtron cmimet e alkoolit dhe duhanit u rrit në 3.5% nga 3%.  Ky zgjerim i inflacionit është arsyeja kryesore për të cilën Banka qendrore Europiane është pothuajse e sigurt se do të rrisë normat e interesit në korrik, duke nisur atë që ka të ngjarë të jetë një varg lëvizjesh që mund të rrisin normën e saj minus 0.5% të depozitave përsëri në terren pozitiv para fundit të vitit.

BQE është gjithnjë e më e shqetësuar për faktin se rritja e inflacionit, e cila dikur shihej vetëm si një "nyje", tani do të bëhet e përhershme dhe do të duhen masa më shtrënguese monetare për ta rikthyer atë nën 2%. Komisioni Europian këtë javë vlerësoi rritjen e çmimeve për vitin 2023 në 2.7%, duke sugjeruar se inflacioni do të jetë shumë mbi objektivin e BQE-së, të paktën për tre vjet rresht.

Një rritje e inflacionit të shërbimeve në 3.3% nga 2.7% është gjithashtu shqetësuese për politikëbërësit, pasi shërbimet vijnë nga një punë intensive dhe për rrjedhojë nxisin presionin mbi pagat. Rritja e shpejtë e pagave është një parakusht për inflacionin e qëndrueshëm, por është gjithashtu një tregues kryesisht i prapambetur, duke sugjeruar se sapo përshpejtimi të fillojë, do të bëhet më i vështirë për t'u frenuar. Ndër anëtarët e eurozonës, inflacioni i prillit ishte më i larti në Rajonin Balltik, me normën në Estoni që kalon 19%. Më e ulët ishte në Francë dhe Maltë, të dyja deri në 5.4%.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat