Europa Postuar më 30 Tetor 2023, 13:11

Rriten çmimet europiane të gazit pasi Egjipti raporton zero importe!

Nga SCAN TV
Rriten çmimet europiane të gazit pasi Egjipti raporton zero importe!

Indeksi bazë i çmimeve për çmimet evropiane të gazit natyror - kontratat e së ardhmes holandeze të gazit TTF - u rrit me pothuajse 7% në 54 euro për megavat-orë mëngjesin e së hënës, niveli më i lartë që nga mesi i shkurtit, pas lajmeve për rënien në zero të importeve të Egjiptit, duke nxitur frikën se vendi nuk mund të rifillojë dërgesat e tij në tregun evropian.

Të dielën, kabineti egjiptian njoftoi se importet e tyre të gazit natyror ranë në zero nga 800 milionë metra kub në ditë. Egjipti importon gaz nga Izraeli, ndër të tjera, dhe një pjesë të tij e dërgon në Evropë në formë të likuiduar (LNG).

Vendi i Afrikës Veriore ka parë rënie të prodhimit vendas të gazit natyror, ndërsa popullsia është duke luftuar nga ndërprerjet e përditshme, pa dyshim për shkak të mungesës së gazit gjatë një kohe kur temperaturat e rritura rrisin kërkesën e përgjithshme.

Në qershor 2022, Komisioni Europian, Izraeli dhe Egjipti ranë dakord për një furnizim me gaz izraelit nëpërmjet infrastrukturës së eksportit të LNG të Egjiptit në BE.

Por që kur shpërtheu lufta me Hamasin, Izraeli ka ndalur prodhimin e fushës së tij të gazit Tamar, nga ku gazi dërgohet në Egjipt, duke zvogëluar kapacitetin e tij për të përmbushur kërkesën e brendshme, e lëre më të ketë për eksport. Çmimet e gazit natyror në Europë janë rritur me rreth 40% që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Flukset nga Egjipti në Europë përbëjnë një pjesë të vogël, ndërsa inventarët e gazit në Europë mbeten afër kapacitetit të plotë. Prandaj, kriza në Lindjen e Mesme nuk ka ndikuar në kërkesën e menjëhershme.

Megjithatë, në terma afatgjatë, çmimet mund të rriten më tej nëse rrezikohet kapaciteti i Izraelit për të ofruar sasinë e pritur të gazit natyror në tregjet globale. Përpara se fusha e gazit Tamar të mbyllej, prodhimi i gazit izraelit arriti në 12.3 miliardë metra kub në gjysmën e parë të 2023 dhe vendi ishte në rrugën e duhur për prodhimin rekord në 2023.

Mes frikës se kriza e Lindjes së Mesme dhe sabotimi i mëtejshëm i mundshëm i tubacioneve europiane mund të ketë një ndikim serioz në çmimet evropiane të gazit, politikëbërësit po peshojnë zgjatjen e kufirit emergjent të çmimit të gazit të prezantuar në shkurt, si një "politikë sigurimi", sipas zyrtarëve të lartë të BE-së cituar nga Financial Times.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat