Kredia për apartamente “prek majat” në Tiranë - Tregu i pasurive të paluajtshme në Kryeqytet mban gjallë treguesit në gjithë vendin

Kredia për individët ka vijuar rritjen edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit, veçanërisht kur vjen fjala te huaja për blerje apartamentesh. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i huave për individët rezulton në tremujorin e tretë 266.6 miliardë lekë, 2.7% më shumë se në tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të shkuar, kur totali i kredive për individët ishte 245.2 miliardë lekë, rritja është 8.7%.
Ndërkohë që ka qenë qyteti i Tiranës përgjegjësi kryesor për këtë rritje, veçanërisht me kreditë e reja të dhëna nga bankat për blerje apartamentesh, në të kundërt të qyteteve të tjera, ku haset një tkurrje e pergjithëshme e huave për blerje banesash.
Totali i huave në kryeqytet për tremujorin e parë të vitit është rritur në 174,8 miliardë lekë nga 169 miliardë në të dytin, pra me afërisht 5 miliardë lekë. Ndërkohë që në thelb të kësaj rritje qëndron pikërisht kredia për blerje apartamentesh. Nga 122,5 miliardë lekë në tremujorin e dytë, huaja për blerje banesash rezulton në 128,2 miliardë në fund të tremujorit të tretë. Ecuri që nuk vërehet në asnjë prej qyteteve të tjera, edhe atyre që po shënojnë zhvillime pozitive në tregun e pasurive të paluajtëshme.
Kredia për blerje apratmentesh rezulton 10.7 miliardë lekë në fund të tremujorit të tretë, nga 11.2 miliardë lekë në fund të të dytit. Po ashtu edhe Vlora, një tjetër qytet me gjallëri në tregun e pasurive të paluajtëshme. Nga 4,96 miliardë lekë në tremujorin e dytë, kredia për apartamente rezulton në 4,8 miliardë lekë në fund të tremujorit të tretë.
Ndërkohë që e kundërta ndodh me kredinë konsumatore, ku Kryeqyteti rezulton me rënie të treguesve, në të kundërt të qyteteve të tjera. Kështu, nga 38.7 miliardë në tremujorin e dytë, huaja konsumatore ka rënë në 38 miliardë në tremujorin e tretë. Ndërkohë që në Durrës, huaja konsumatore ka kërcyer nga 4,9 miliardë lekë në tremujorin e dytë, në 6,2 miliardë në të tretin. Diccka më e lehtë ka qenë rritja e kredisë konsumatore sa i përket qendrës tjetër të rëndësishme ekonomike, Vlorës, ku huaja konsumatore është rritur nga 2,55 miliardë lekë, në 2,69 miliardë lekë në tremujorin e fundit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Depozitat në euro, tjetër rekord në shtator - Në harkun kohor të një viti llogaritë bankare u shtuan me 1 miliard euro
Flukset hyrëse të monedhës europiane në vend kanë vijuar të jenë shumë të larta edhe gjatë muajve të vjeshëts. Në shtator depozitat në euro në sistemin tonë......

Mirupafshim në pension! - Trendi i kursimit të butë. Brezi i ri sfidon mënyrën tradicionale të të menduarit
Synimi për pension të shpejtë përmes trendit të ri të “kursimeve të buta” është kthyer në një sfidë të vërtetë për brezin e ri i cili po përpiqet që të nxjerrë......

Punëtorët e huaj, zero tatim mbi të ardhurat! I vetmi vend në botë që e mundëson është Dubai
Ka parajsa dhe... parajsa fiskale. Një prej tyre është Dubai: një nga qytetet më të mira për të punuar i qetë dhe nëse nuk je vendas. “Të punosh në udhëtim”......

Buxheti për mbrojtjen “prek” NATO-n - Pas më shumë se 14 vite anëtarësim, për herë të parë do të financojmë 2% të PBB
Pas më shumë se 14 vitesh anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut, vitin e ardhshëm Shqipëria për herë të parë do të financojë 2% të Prodhimit të......

“Kroacia në hall” - Mbetjet e ndërtimit përfundojnë në landfille ilegale edhe pse 70% mund të riciklohen
Kroacia po rrit vazhdimisht sasinë e mbetjeve ndërtimore që gjeneron. Sipas një raporti të Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm për menaxhimin......

Ministrja Denaj prezanton drejtorin e ri të AKU-së / Në detyrë Edmond Rrushi
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka prezantuar sot drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Edmond Rrushi. Edmond......

"Hidrogjeni i bardhë" mund të shpëtojë botën - Shkencëtarët sapo gjetën një nga depozitat më të mëdha!
Kur dy shkencëtarë kërkuan lëndë djegëse fosile nën tokën e Francës verilindore, ata nuk prisnin të zbulonin diçka që mund të mbingarkonte përpjekjet për të......

G7, thirrje për shfuqizimin e menjëhershëm të ndalimeve për ushqimet japoneze, duke i bërë presion Kinës!
Grupi i Shtatë, ose G7, fuqitë industriale bëri thirrje të dielën për "shfuqizimin e menjëhershëm" të kufizimeve të importit të produkteve ushqimore japoneze,......