Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2023, 12:47

Depozitat në euro, tjetër rekord në shtator - Në harkun kohor të një viti llogaritë bankare u shtuan me 1 miliard euro

Nga SCAN TV
Depozitat në euro, tjetër rekord në shtator - Në harkun

Flukset hyrëse të monedhës europiane në vend kanë vijuar të jenë shumë të larta edhe gjatë muajve të vjeshëts. Në shtator depozitat në euro në sistemin tonë bankar kanë shënuar një tjetër rekord.

Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, ato kanë arritur vlerën e 7.18 miliardë eurove në vund të shtatorit. Rritja krahasuar me muajin gusht eshtë rreth 80 milionë euro, ndërkohë që karahasuar me muajt e mëparshëm është shumë më e lartë, duke ruajtur trendin dyshifror të rritjes. Rritja më e moderuar krahasuar me gushtin, i detyrohes bazës së lartë krahasuese.

Në muajin e fundit të verës, i cili shënoi gjithashtu edhe rekorde fluksesh në sektorin e turzmit, totali i depozitave në monedhën evropiane arriti afërisht 7.1 miliardë euro. Krahasuar me muajin korrik ato kanë shënuar një rritje prej 4.2%, nga 6,8 miliardë euro.

Norma vjetore e rritjes së depozitave rezultoi plot 16.5% në fund të gushtit, ndërkohë që gjatë gjithë këtij viti shtimi në bazë vjetore ka qëndruar mbi vlerën 15%. Krahasuar me janarin e këtij viti, depozitat në monedhën e përbashkët evropiane rezultojnë 800 milionë euro më shumë. Ndërsa krahasuar me shtatorin e vitit të shkuar, depozitat në monedhën e përbashkët evropiane u shtuan me më shumë se 1 miliardë euuro.

Por, ndërsa flukse kaq të larta janë lajm i mirë për ekonominë shqiptare dhe sektorin bankar, ato sjellin me vete një lajm të keq: rënien e vlreës së tyre për shkak të nënçmimit të euros. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, efekti statistikor i ndryshimit të kursit të këmbimit në kundërvlerën në lekë të depozitave në valutë llogaritet në -60 miliardë lekë, apo thuasje 600 milionë euro për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, dhe me -90 miliardë, apo thuajse 900 milionë euro, lekë për 12 muajt e fundit deri në qershor 2023.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat