Mirupafshim në pension! - Trendi i kursimit të butë. Brezi i ri sfidon mënyrën tradicionale të të menduarit

Synimi për pension të shpejtë përmes trendit të ri të “kursimeve të buta” është kthyer në një sfidë të vërtetë për brezin e ri i cili po përpiqet që të nxjerrë jashtë loje mënyrën tradicionale të të menduarit. Kursimi i butë i referohet vendosjes së më pak parave mënjanë për të ardhmen dhe përdorimit të më shumë prej tyre për të tashmen.
Gjenerata Z – një brez që vlerëson përvojat mbi paratë – po udhëheq të ashtuquajturën valë të kursimeve të buta, me moton: “Kursimi i butë është përgjigja për një jetë të butë në financa”. Ndërsa ‘Jeta e butë’ është një mënyrë jetese që përfshin rehatinë dhe nivelin e ulët të stresit, duke i dhënë përparësi rritjes personale dhe mirëqenies mendore.
Raportet më të fundit konfirmojnë se qasja e Gjeneratës Z ndaj investimeve dhe financave personale është ‘më e butë’ se në dekadat e mëparshme. Kjo do të thotë që investitorët e rinj priren t'i vënë paratë e tyre në kauza që pasqyrojnë pikëpamjet e tyre personale. Ata po kërkojnë gjithashtu një lidhje emocionale me markat dhe profesionistët me të cilët zgjedhin të punojnë. Punëtorët e rinj duan të çlirohen nga kufizimet kufizuese financiare. Tre nga katër përfaqëësues të gjeneratës Z, preferojnë të kenë një cilësi më të mirë jete sesa më shumë para në bankën e tyre. Në fakt, normat e kursimeve personale mes amerikanëve sot duket se pasqyrojnë një prirje drejt kursimeve të buta.
Sipas Byrosë së Analizave Ekonomike të SHBA-së, amerikanët po kursejnë më pak në vitin 2023. Norma e kursimeve personale – pjesa e të ardhurave të disponueshme që lëmë mënjanë për kursime – ishte dukshëm më e ulët në 3.9% në gusht, krahasuar me termin mesatar prej 8.51% dekadën e kaluar. Rënia e normave të kursimeve personale reflekton gjithashtu një ndryshim në qëllimet financiare të punëtorëve sot.
Dalja në pension është finalja e madhe për shumicën e punëtorëve. Megjithatë, gjithnjë e më shumë njerëz shqetësohen se nuk mund të dalin fare në pension. Megjithatë, kjo frikë mund të mos jetë aq shqetësuese për brezin e ri, pasi shumica në të vërtetë duan të dalin në pension para kohe. Tradicionalisht, pensioni përfshin largimin e fuqisë punëtore përgjithmonë. Megjithatë, ekspertët kanë gjetur se vetë përkufizimi i pensionit ndryshon gjithashtu midis brezave.
Rreth 41% e Gjeneratës Z dhe 44% e mijëvjeçarëve – ata mes moshës 27 dhe 42 vjeç sot – kanë shumë më shumë gjasa të dëshirojnë të bëjnë një lloj pune me pagesë gjatë daljes në pension. Kjo preferencë në rritje për të ardhurat gjatë gjithë jetës ndoshta mund ta bëjë të vjetëruar aktin e “daljes në pension”.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Punëtorët e huaj, zero tatim mbi të ardhurat! I vetmi vend në botë që e mundëson është Dubai
Ka parajsa dhe... parajsa fiskale. Një prej tyre është Dubai: një nga qytetet më të mira për të punuar i qetë dhe nëse nuk je vendas. “Të punosh në udhëtim”......

Buxheti për mbrojtjen “prek” NATO-n - Pas më shumë se 14 vite anëtarësim, për herë të parë do të financojmë 2% të PBB
Pas më shumë se 14 vitesh anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut, vitin e ardhshëm Shqipëria për herë të parë do të financojë 2% të Prodhimit të......

“Kroacia në hall” - Mbetjet e ndërtimit përfundojnë në landfille ilegale edhe pse 70% mund të riciklohen
Kroacia po rrit vazhdimisht sasinë e mbetjeve ndërtimore që gjeneron. Sipas një raporti të Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm për menaxhimin......

Ministrja Denaj prezanton drejtorin e ri të AKU-së / Në detyrë Edmond Rrushi
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka prezantuar sot drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Edmond Rrushi. Edmond......

"Hidrogjeni i bardhë" mund të shpëtojë botën - Shkencëtarët sapo gjetën një nga depozitat më të mëdha!
Kur dy shkencëtarë kërkuan lëndë djegëse fosile nën tokën e Francës verilindore, ata nuk prisnin të zbulonin diçka që mund të mbingarkonte përpjekjet për të......

G7, thirrje për shfuqizimin e menjëhershëm të ndalimeve për ushqimet japoneze, duke i bërë presion Kinës!
Grupi i Shtatë, ose G7, fuqitë industriale bëri thirrje të dielën për "shfuqizimin e menjëhershëm" të kufizimeve të importit të produkteve ushqimore japoneze,......

Vendi i parë në botë që mbetet pa para cash - Suedia, vitin e kaluar nuk u regjistrua asnjë grabitje bankash
Vitin e kaluar, për herë të parë në pothuajse 170 vjet, në Suedi nuk u regjistrua asnjë grabitje bankash. Duke marrë parasysh natyrën e dhunshme të krimit të......

Jo më sheqer në paketim të vogël dhe sallatë në kuti plastike - Rregullat e reja të BE, jashtë përdorimit racionet e vogla!
Sheqeri në paketim të vogël nëpër kafene, sallata në kuti për një racion, apo salca që shoqëron ushqimet e porositura. Por dhe shampot në shishe të vogla që......